Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Krasniqi u raportua se u ftua në përfaqësuesen e Kosovës pas lëndimit të Rashanit, e jo për shkak të pakënaqësisë së tifozëve

FESTIM RIZANAJ

Portal i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “televizioni-24” ka publikuar një artikull dje (19 mars) me pretendimin në titull se futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, është ftuar urgjentisht në përfaqësuesen e Kosovës si shkak i pakënaqësisë së tifozëve.

Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë mbanë titullin: “Pakënaqësia e tifozëve jep efekt, Kosova thërret urgjent Ermal Krasniqin! Ja çfarë ndodhi”.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “pas lëndimit të futbollistit (Elbasan) Rashanit, (Ermal) Krasniqi pritet të grumbullohet nga trajneri i Kosovës, Alain Giresse dhe të jetë nën urdhrat e francezit për sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës”.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “televizioni-24”:

https://televizioni-24.com/2023/03/19/pakenaqesia-e-tifozeve-jep-efekt-kosova-therret-urgjent-ermal-krasniqin-ja-cfare-ndodhi/?fbclid=IwAR0zjCyDgkuH8CCOoOnD6sZafBbOUvAAtLznTjhWbJ33dBA8en_ocRIopDw


Pas hulumtimit të kryer në mediat sociale, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar dje (19 mars) edhe në Facebook nga faqja “Albania Team”, e cila numëron 156 mijë ndjekës. (këtu)


Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është gjetur artikulli i publikuar në portalin informativ “telegrafi.com”, të cilës i referohet portali i dyshimtë “televizioni-24”. (këtu)

Sipas telegrafi.com,  “Krasniqi ka marrë ftesën dhe ka qenë në listën e pritjes nga trajneri Alain Giresse. Por pas lëndimit të Rashanit, Krasniqi pritet të grumbullohet nga trajneri Giresse dhe të jetë nën urdhrat e francezit për sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës”.


Analiza:

Portal i dyshimtë “televizioni-24” ka pretenduar në titullin e artikullit të publikuar se futbollisti Kosovar Ermal Krasniqi është ftuar urgjentisht në përfaqësuese si shkak i pakënaqësisë së tifozëve.

Siç bënë të ditur portali informativ “telegrafi.com”, Krasniqi është ftuar pas lëndimit të futbollistit Elbasan Rashani.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim në titull e vlerëson si “clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere