Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Bolivi

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (27 shtator) artikullin me titull “TRONDITËSE! Një vajzë 12-vjeçare përdhunohet nga 11 burra: E rrëmbyen të miturën dhe…”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se në titulli është përgjithësues që nuk tregon vendndodhjen e ngjarjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolivi”.

Duke e ditur se adresa e portalit informativ në seksionin “TE DHENAT PERSONALE”, shfaqet të jetë në Tiranë (shih këtu), kjo bën që mos saktësimi i vendit se ku ka ndodhur lajmi, të lë hapësirë për dezinformim se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Shqipëri.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Gazeta-shqip.com”:

https://gazeta-shqip.com/bota/tronditese-nje-vajze-12-vjecare-perdhunohet-nga-11-burra-e-rrembyen-te-mituren-dhe/?fbclid=IwAR2oDFsMQiFvWFAbTv_K52ILZUE6taqF1-EaKnWLM9V0Omg2eFwOxJHeqoY


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Gazeta-shqip.com”:

Sulmi i tmerrshëm ndodhi në orët e para të së hënës në qytetin Oruro.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bloivi.


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në qytetin Oruro në Bolivi, hibrid.info ka gjetur të publikuar artikullin në media të huaja si “DailyMail.co.uk” dhe “Metro.co.uk”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “gazeta-shqip.com” ka publikuar një artikull në lidhje me një ngjarje në qytetin Oruro në Bolivi, në titullin e së cilës nuk sqarohet se në për cilin shtet bëhet fjalë.

“Gazeta-shqip.com” është medium i online i shkruar në gjuhën shqipe, që vepron në Shqipëri. Prandaj, mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere