Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli i artikullit nuk e sqaron që informacioni buron nga një deklaratë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull i titulluar, “Matjet e fundit: VV-ja bie 5%, PDK-ja rritet”.

Artikulli është publikuar sot (6 maj) nga mediumi, “Nacionale.com”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Informacioni ka ardhur si deklaratë e një moderatori, ndërsa në titull është paraqitursi fakt i konfirmuar.


E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në faqen e këtij portali në Facebook (shih këtu).

Titulli i lajmit jep një informacion, “VV-ja bie 5%, PDK-ja rritet”, në bazë të një burimi, që në këtë rast është paraqitur si, “Matjet e fundit”.

Në titull gjithashtu, nuk jepet asnjë detaj për burimin, metodologjinë apo institucionin që i ka kryer ato matje.

Ndryshe nga titulli, kreu i lajmit shton se këto matje janë përmendur në një televizion kur thuhet se, “Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, mbrëmë është diskutuar për matjet e fundi për partitë politike”.

Ndërsa në paragrafin pasues tregohet se informacioni ka ardhur nga një deklaratë, kur thuhet se, “Ndonëse nuk është bërë e ditur se cila kompani i ka bërë këto matje, autori i emisionit, Ermal Panduri, ka thënë se në bazë të këtyre matjeve, VV-ja bie 5 për qind, kurse PDK-ja rritet 3 për qind”.

Lajmi gjithashtu përmban edhe videon, që konfirmon deklaratën e ardhur nga Panduri (shih këtu).

Çka do të thotë se, ndryshe nga titulli, paragrafët e parë dhe videoja, tregojnë se, pohimi “Matjet e fundit: VV-ja bie 5%, PDK-ja rritet”, mbështetet në një deklaratë të bërë në emision nga moderatori Ermal Panduri dhe jo në një burim të qartë apo të verifikueshëm.

Pra, në këtë tekst vërehet një mospërputhje midis titullit, që paraqet informacionin si fakt të konfirmuar, dhe përmbajtjes, e cila tregon se burimi i matjeve nuk bëhet i ditur.


Analiza

Titulli i artikullit paraqet një informacion të pakonfirmuar si fakt të sigurt.

Hibrid.info ka gjetur në përmbajtje se lajmi mbështetet vetëm në një deklaratë të një moderatori televiziv, pa ofruar asnjë burim të verifikueshëm, metodologji apo institucion që qëndron pas matjeve të përmendura.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere