Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e qartëson se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (21 shtator) një artikull me titull “Krizë për vajin e ullirit! Supermarketet lidhin shishet me zinxhirë për të ndaluar vjedhjet”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku thuhet “Spanja po përballet me një krizë, që ka çuar në rritjen e çmimit të vajit të ullirit”.

Duke ditur faktin që portali informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtja e ofruar nga ky portal është në gjuhën shqipe, titulli lë hapësirë për interpretim se kriza për vajin e ullirit ka të bëjë me Shqipërinë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com”:

https://gazeta-shqip.com/bota/krize-per-vajin-e-ullirit-supermarketet-lidhin-shishet-me-zinxhire-per-te-ndaluar-vjedhjet/?fbclid=IwAR2GU8EfFHr6JRJIMpVCZi4_px8BBi63S9g2HEhZAdjw2SKFjT8Hhg2Yw74


Pjesë nga artikulli i publikuar në “gazeta-shqip.com”:

Spanja po përballet me një krizë, që ka çuar në rritjen e çmimit të vajit të ullirit.

Kjo ka bërë, që ky produkt të vendoset në shënjestër të hajdutëve, duke detyruar supermarketet të marrin masa ekstreme.


Për të vërtetuar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Spanjë, hibrid.info po ashtu ka gjetur të publikuar në media të huaja artikuj në lidhje me ngjarjen në fjalë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “gazeta-shqip.com” ka publikuar një artikull në lidhje me njw ngjarje nw Spanjë, në titullin e së cilës nuk sqarohet se në për cilin shtet bëhet fjalë.

“Gazeta-shqip.com” është medium i online i shkruar në gjuhën shqipe, që vepron në Shqipëri. Prandaj, mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere