[email protected]
Titulli nuk e qartëson lajmin, duke lënë hapësirë për keqinformim
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Qeveria ofron 150 euro për të rinjtë që do të vaksinohen”.

Me këtë titull të vendosur nga “kosova-sot.info”, nuk qartësohet vendi dhe shteti të cilit e referohet ngarja/lajmi. Ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se në fakt bëhet fjalë për një plan të qeverisë së Greqisë, të cilët kanë menduar të stimulojë vaksinimin e të rinjve, duke shpërndarë një lloj financimi.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se Qeveria e Kosovës ka marrë këtë vendim për financim prej 150 eurosh për të rinjtë që do të vaksinohen.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Qeveria greke ka menduar të stimulojë vaksinimin e të rinjve duke shpërndarë një lloj financimi.

Sipas kësaj mase, qeveria do të paguajë paraprakisht 150 euro të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që ata të marrin të paktën një dozë vaksinimi dhe shuma do të akordohet në formën e një karte të quajtur “liria e kalimit” e cila mund ta paraqitet në mjedise publike.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/553065/qeveria-ofron-150-euro-per-te-rinjte-qe-do-te-vaksinohen/


Analiza:

Ky artikull i publikuar nga “kosova-sot.info ka të bëjë me shtetin e Greqisë, ndërsa në titull nuk ka sqaruar se për Qeverinë e cilit shtet bëhet fjalë.

Me këtë titull, ky portal lë të kuptohet se artikulli ka të bëjë me Kosovën apo ndonjë vend shqipfolës, pasi dihet se shumica e lexuesve të këtij portali janë shqipfolës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others