Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikulli dhe fotografia me lojtarin me prejardhje nga Kosova, nuk përputhen me lajmin

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Ky futbollist kërkon të largohet nga Kombëtarja e Zvicrës”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli dhe fotografia e këtij artikulli nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Në titull pretendohet se bëhet fjalë për një futbollist, por në tekst bëhet e ditur se fjala është për trajnerin e kombëtares së Zvicrës në futboll, Vladimir Petkoviqin, i cili dëshiron të largohet nga ky post.

Gjithashtu, në këtë artikull është vendosur fotografia e futbollistit nga Kosova, Andi Zeqiri, i cili ka refuzuar kombëtaren e Kosovës, duke pranuar të mbrojë ngjyrat e kombëtares helvetike.

Me këtë fotografi dhe titull të vendosur, “kosova-sot.info” mund të dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se futbollisti Zeqiri ka kërkuar të largohet nga kombëtarja zvicerane.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Vladimir Petkovic dëshiron të largohet nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar të Zvicrës, vetëm pak muaj pas si e udhëzoi kombëtaren helvetike drejt ecurisë më të mirë në një turne të madh në Euro 2020.

Trajneri 57-vjeçar e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Zvicrës se dëshiron ta ndërpretë marrëveshjen me bashkëpunimin me të.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/sport/558468/ky-futbollist-kerkon-te-largohet-nga-kombetarja-e-zvicres/

Në fakt lajmi se Petkoviq kërkon të largohet nga drejtimi i kombëtares së Zvicrës në futboll është i vërtetë, por jo edhe pretendimi i bërë nga “kosova-sot.info” përmes titullit.

Lajmi autentik i publikuar në mediumin zviceran – “Blick.ch”:

https://www.blick.ch/sport/fussball/nati/er-ist-sich-einig-mit-bordeaux-petkovic-will-die-nati-verlassen-id16703386.html


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull ku shkruan për trajnerin e Zvicrës, Petkoviq, i cili ka kërkuar të largohet nga kjo kombëtare. Por, në titull ka pretenduar rrejshëm se fjala është për një futbollist.

Gjithashtu, është vendosur edhe fotografia e futbollistit nga Kosova, Andi Zeqiri, i cili ka pranuar të përfaqësojë Zvicrën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere