Të fundit | Titulli nuk e specifikon shtetin, ndërsa artikulli pretendon pa fakte se Ho… Të fundit | Interneti po mbushet me përmbajtje të pavlerë të gjeneruar nga inteligjenca… Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e specifikon shtetin, ndërsa artikulli pretendon pa fakte se Holanda do të ndajë 250 euro për familjet që kujdesen për personat me sindromën Down

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Mbishkrimi nuk e specifikon shtetin në të cilin pretendohet se është marrë vendimi dhe pretendimi nuk mbështetet në fakte.

Publikohet qt një përmbajtje me mbishkrimin “Qeveria merr vendim, ndanë nga 280€ për këta persona”.

Materiali u publikua të enjten (5 nëntor) në Facebook nga faqja me emrin “Gazeta Arbëria”.

Imazhi përdor shprehjen “LAJMI I FUNDIT”, e cila e paraqet informacionin si një zhvillim të menjëhershëm dhe potencialisht të rëndësishëm.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Mbishkrimi nuk e specifikon shtetin në të cilin pretendohet se është marrë vendimi për ndarjen e 280 eurove. Për më tepër, pretendimi për këtë ndihmë financiare nuk mbështetet në asnjë vendim apo njoftim zyrtar të gjetur gjatë verifikimit.

Përmbajtja ka marrë mbi 50 reagime, ndërsa faqja që e ka publikuar ka mbi 154 mijë ndjekës, shumica e të cilëve janë shqipfolës.

I njëjti material është publikuar nga një faqe tjetët në Facebook që ka emrin “Gazeta Re” (shih këtu).


Postimit i është bashkëngjitur vegëza e një artikulli me të njëjtin mbishkrim si titull (shih këtu).

Pas verifikimit të përmbajtjes, u konstatua se, ndryshe nga ajo që lë të kuptohet titulli, në tekst sqarohet shteti në të cilin pretendohet se është marrë vendimi. Konkretisht, aty thuhet se: “Një njoftim për mbështetje të re financiare në Holandë ka tërhequr vëmendjen e familjeve që kujdesen për persona me sindromën Down, pasi është raportuar për një pagesë shtesë prej 250 eurosh në kuadër të programeve të ndihmës sociale”.

Megjithatë, vërehen edhe dallime në shumat e përmendura: në postimin në Facebook pretendohet se do të ndahen nga 280 euro, ndërsa në artikull përmendet një pagesë prej 250 eurosh. Pra, edhe shuma e pretenduar nuk është e njëjtë në të dyja publikimet.

Po ashtu, artikulli nuk identifikon institucionin që pretendohet se e ka marrë vendimin, datën e marrjes së tij apo ndonjë dokument zyrtar që e dëshmon këtë. Për më tepër, formulimi se “është raportuar për një pagesë shtesë” nuk shoqërohet me ndonjë burim konkret që mbështet pretendimin.

Një studim, i publikuar në vitin 2023 në revistën shkencore Electronics, gjeti se paraqitja e lajmeve në formatin “breaking news” mund të rrisë perceptimin e sensacionalizmit.

Në këtë rast, përdorimi i kësaj shprehjeje, i shoqëruar me një titull të përgjithësuar që nuk e sqaron vendin e ngjarjes, mund të krijojë përshtypjen e një zhvillimi më të rëndësishëm ose më urgjent sesa e kupton lexuesi nga informacioni i dhënë në titull.


Hibrid.info hulumtoi për vërtetësinë e këtij pretendimi me anë të makinës së kërkimit “Google” (shih këtu).

Pas këtij kërkimi në Google shfaqet një përmbledhje zyrtare (AI Overview) e cila konfirmon se nuk ekziston asnjë ligj apo rregullore e re e vitit 2026 për ndonjë ndihmë shtetërore me këto kritere.

Rezultatet e tjera poshtë saj janë thjesht një listë artikujsh të rastësishëm ndër vite, ku fjalët “250 euro” dhe “sindroma Down” përputhen vetëm si terma të shpërndarë nëpër tekste të ndryshme mjekësore, komerciale apo administrative në Holandë, pa pasur asnjë lidhje me një vendim qeveritar për ndarje parash.


Për të verifikuar këtë pretendim, Hibrid.info ka kërkuar informacione në uebfaqet zyrtare të institucioneve holandeze, përfshirë SVB-në (Sociale Verzekeringsbank), institucion përgjegjës për administrimin e përfitimeve sociale, uebfaqen e Qeverisë së Holandës (Rijksoverheid) dhe platformën Regelhulp, e cila ofron informacione për ndihmat dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara.

Megjithatë, nga kërkimet në këto burime nuk është gjetur ndonjë njoftim apo informacion zyrtar që konfirmon ndarjen e një pagese prej 250 eurosh për familjet që kujdesen për persona me sindromën Down, siç pretendohet në artikull.

Çka do të thotë se përveç titullit, që nuk e specifikon shtetin në të cilin pretendohet se është marrë vendimi, nuk janë gjetur as dëshmi apo burim zyrtar që konfirmon ndarjen e kësaj ndihme financiare në Holandë.

Analiza

Postimi në Facebook pretendon se Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 280 eurove për një kategori personash, pa specifikuar shtetin në të cilin është marrë ky vendim.

Ndërkaq, artikulli i bashkëngjitur postimit e lidh pretendimin me Holandën, duke përmendur një pagesë shtesë prej 250 eurosh për familjet që kujdesen për persona me sindromën Down. Kështu, vërehet edhe mospërputhje në shumën e paraqitur në dy publikimet.

Megjithatë, gjatë verifikimit nuk është gjetur asnjë vendim, njoftim apo burim zyrtar që konfirmon ndarjen e kësaj ndihme financiare në Holandë. Po ashtu, artikulli nuk identifikon institucionin që pretendohet se e ka marrë vendimin dhe as ndonjë dokument që do ta mbështeste këtë pretendim.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait” dhe “të paverifikuar”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere