Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi se ushtria serbe i është afruar kufirit me Kosovën, është i vjetër

HIBRID

Një llogari nëTiktok ka publikuar dje (14 janar) një video-material ku thotë se ushtria serbe është vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën dhe përmes një fotografie të ambasadorit amerikan, Hovenier pretendon se ai ka thënë: “NATO është gati”.

Por, pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se asnjëra nga këto dy pretendime nuk qëndron dhe se fotografia e përdorur në video-material është e vjetër.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Fatjona200”:

https://www.tiktok.com/@fatjona200/video/7324008152653942048?_d=secCgYIASAHKAESPgo8CGfFxASFlwfZF%2FvkYTRW8pGBIJ7A2kP%2FCL9JBeSJ5O8jk%2FrtoaPqHTqbBOVRH8%2BGMQvzgVQjPJY%2FyMglGgA%3D&_r=1&checksum=b95876b8c08ceef3a5c319352dd378df65a0759ca0b0f1ee1eaf9141ba58b307&preview_pb=0&sec_user_id=MS4wLjABAAAAMKZTJcIebPSVv2wPHqpqW9-1FGJqG4AOOkV1RbXM_2cCMjfjKXBTuf6jEmfqshkN&share_app_id=1233&share_item_id=7324008152653942048&share_link_id=54BC9106-4DC7-4D6E-BA58-C9FE3AB082C9&sharer_language=en&social_share_type=14&social_sharing=0&source=h5_m&timestamp=1705328961&tt_from=copy&u_code=e9mme48f7b6km9&ug_btm=b6880%2Cb2001&user_id=7275639443808093189&utm_campaign=client_share&utm_medium=ios&utm_source=copy


Hibrid.info në kanalin zyrtar të mediumit “EuronewsAlbania” në Youtube ka gjetur lajmin e njëjtë të publikuar më 1 dhjetor 2023, çka tregon se ky lajm nuk është aktual. (shih këtu)


Gjithashtu, edhe në kërkimet në makinën online të kërkimit “Google”, nuk është gjetur ndonjë artikull aktual që dëshmon se ushtria serbe i është afruar kufirit me Kosovën, e as që Hovenier ka deklaruar diçka të tillë.


Analiza:

Një llogari nëTiktok përmes një video-materiali ka pretenduar se ushtria serbe është vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën dhe se ambasadori amerikan, Hovenier ka reaguar ndaj kësaj ngjarje.

Por, hibrid.info ka verifikuar se ky pretendim nuk qëndron dhe se lajmi është i vjetër.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere