Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Titull për mesazhin e Vuçiq-it drejtuar Erdogan-it për Kosovën, nuk i përgjigjet tekstit

HIBRID

Gazeta Express ka publikuar një lajm me titull “Vuçiq kërkon nga Erdogan që t’i bëjë presion Thaçit dhe Hotit që mos ta njohin Izraelin”, duke iu referuar deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të bërë në Bruksel, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington.

Vuçiq në deklaratën e tij, të cilës i referohet ky medium, ka thënë se “duhet të shohim se çfarë do t’i thotë Erdogan Thaçit dhe Hotit rreth hapjes së ambasadës në Jerusalem”.

Megjithëse titulli i kësaj gazete online, ndërlidhet me kontekstin e mesazhit të presidentit serb dërguar atij turk, Recep Tayyip Erdogan, prapë mund të thuhet se ai nuk përshkruan saktë përmbajtjen e tekstit.

Përveç që titulli nuk është i vërtetë, edhe përmbajtja nuk është që e trajton shumë atë që e ka thënë Vuçiq në adresimin e tij ndaj homologut turk. I gjithë teksti ka të bëjë me deklaratat e Vuçiq lidhur me raportet Serbi-Izrael.

Deklarata e Vuçiq e cituar në gazeta Express:

“Ai shton se do të donte të shihte se çfarë do t’i thotë presidenti turk presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e kryeministrit Avdullah Hoti nëse e hapin ambasadën në Jerusalem”.


Përkundër që deklarata e Vuçiq, përmes së cilës i është adresuar presidentit turk, mund të konsiderohet si kërkesë për presion ndaj udhëheqësve kosovarë, prapë mund të thuhet se titulli është pak tendencioz dhe nuk përshkruan përmbajtjen e tekstit.

Analiza:

Duke qenë se përmbajtja e tekstit nuk ndërlidhet me titullin, atëherë ky artikull apo lajm, mund të kategorizohet si clickbait, pra përmes titullit më tërheqës, shtyn lexuesit të hyjnë në këtë postim.


Arsyetimi:

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere