[email protected]
Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Kinë
shape
shape
shape

Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe, ka publikuar një artikull me titull  “Tragjike/ Qendra tregtare përfshihet nga flakët, raportohet për 25 të vdekur”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, duke lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqip-folës, sikurse gjuha e portalit që e ka publikuar.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet “Të paktën 25 persona humbën jetën pas shpërthimit të një zjarri në provincën juglindore Jiangxi të Kinës, tha qeveria lokale të mërkurën. Zjarri shpërtheu në bodrumin e një zone tregtare”.

Duke u nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky medium online janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Agjencia e Lajmeve Sot News”:

https://www.facebook.com/GazetaSot/posts/pfbid02ftbJcBEQ3FbKeGaR1NKCXbPn43P6KvAKTC2aRjkZ6tQxDebkaeoKnq7GB5iHj8DPl


Për të vërtetuar edhe më tej faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Kinë, hibrid.info ka gjetur artikullin për ngjarjen e njëjtë të publikuar në mediumin e huaj “CNN” ku tregohet se kjo ka ndodhur në qytetin Xinyu, provincën Jiangxi në Kinë. (shih këtu)


Analiza:

Shpërthimi zjarrit i ndodhur në Kinë, është paraqitur pa specifikuar lokacionin në titullin e portalit, Sot.com.al – duke nënkuptuar mundësinë e ngjarjes në territorin e ndonjërit prej shteteve shqip-folëse në rajon, duke vënë në këtë mënyrë në lajthitje lexuesit.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others