Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se policia e cilit shtet ka njoftuar për arratisjen e një të burgosuri nga burgu

FATBARDH DEMA

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar një artikull me titull “Kujdes! Policia jep alarmin: Vrasësi i rrezikshëm është arratisur nga burgu”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues që nuk sqaron se policia e cilit shtet ka bërë këtë thirrje.

Lajmi qartësohet në përmbajtje, ku thuhet “Autoritetet në Pennsylvania, SHBA kanë ngritur alarmin pasi një vrasës 34-vjeçar i dënuar përjetësisht është arratisur nga qelia”.

Duke e ditur se ky portal shumicën e lexuesve në faqen e tij në Facebook i ka shqip-folës (këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit se thirrja e policisë është bërë në nga shtetet shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “ntv.al”:


Hibrid.info për të dëshmuar se lajmi tregon për një thirrje të bërë nga Autoritetet në Pennsylvania, SHBA, ka gjetur artikuj në lidhje me lajmin, nga mediat e huaja. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se autoritetet në Pennsylvania, kanë njoftuar në lidhje me arratisjen e një vrasësi 34-vjeçar nga burgu, i dënuar përjetësisht. Por që në titullin e artikullit nuk është specifikuar vendndodhja e ngjarjes.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere