Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se teleskopi diellor që pritet të vendoset në Kosovë, është më i madhi në Gadishullin Ballkanik

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Telegrafi.com” ka publikuar dje (20 mars) një artikull me titull “Kosova pritet të bëhet me teleskopin më të madh diellor, flet astronomia kosovare Pranvera Hyseni”. (këtu dhe këtu)

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje të artikullit bëhet e ditur se teleskopi për të cilin flet astronomia, Pranvera Hyseni, është një nga më të mëdhenjtë, në krahasim me vendet e tjera të Gadishullit Ballkanik, gjë e cila nuk sqarohet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Telegrafi.com”:

https://archive.is/2BsPF


Edhe në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Pranvera Hyseni, me datë 19 mars ka publikuar një imazh në të cilin paraqitet ajo së bashku me teleskopin diellor, e që në përshkrim sqaron se bëhet fjalë për teleskopin diellor me aparaturën më të madhe në Gadishullin Ballkanik. (shih këtu)


Hyseni në hapësirën e komenteve në këtë postim ka vënë edhe një vegëz me infromacione, ku tregohen specifikat e këtij teleskopi, i cili ka gjatësinë prej 1 metër e 52 centimetra. (shih këtu)

Duke krahasuar gjatësinë e kësaj pajisje në raport me teleskopin më të madh diellor, është vërtetuar se teleskopi më i madh diellor është ai i quajur “Inouye Solar Telescope” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i cili është i gjatë katër metra. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli të publikuar nga Telegrafi.com nuk sqaron se bëhet fjalë për teleskopin diellor me aparaturën më të madhe në Gadishullin Ballkanik.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere