Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Twitter largon 70 mijë llogari të lidhura me QAnon

HIBRID

Twitter ka pezulluar më shumë se 70,000 llogari të lidhura me lëvizjen e ekstremit të djathtë QAnon.

QAnon është një lëvizje konspiracioni që pretendon se Presidenti Donald Trump po zhvillon një luftë kundër pedofilëve adhurues të Satanait në politikë, biznes dhe media. Përkrahësit u përfshinë në sulmet e ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Twitter ka fshirë llogaritë që “ndajnë përmbajtje të dëmshme të lidhur me QAnon në shkallë”.

“Ne kemi qenë të qartë se do të ndërmarrim veprime të forta zbatuese mbi veprimet që kanë potencial të sjellin dëme në hapësirën digjitale (online)”, thanë nga Twitter në një postim të fundit në blog.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e dhunshme në Washington dhe rritjen e rrezikut të dëmeve, ne filluam të pezullonim përgjithmonë mijëra llogari që ishin kryesisht të dedikuara për shpërndarje të posteve me përmbajtje të QAnon”.

Në Twitter u tha se kishte “shumë raste, ku një individi i vetëm shpërndante konspiracione të tilla përmes llogarive të ndryshme”.

Llogaritë ishin kryesisht të dedikuara për përhapjen e kësaj teorie konspirative në të gjithë platformen, shtoi ai.

Presidenti Trump – i parë si një hero nga kjo lëvizje – ka ndaluar së miratuari teorinë e konspiracionit por i ka përshkruar aktivistët e QAnon si “njerëz që e duan vendin tonë”.

Në vitin 2019, FBI kishte ngritur shqetësimin se “teoritë konspirative të shtyra ka ekstremistë të brendshëm” dhe të dizajnuara nga QAnon, janë një kërcënim u mundshëm për sigurinë kombëtare.

(Artikull i BBC-së)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere