Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Fshati Resinoc, vendbanimi i viktimave të aksidentit tragjik, nuk është në komunën e Drenasit

HIBRID

Portali informativ “Nacionale.com” ka publikuar dje (24 tetor) një artikull për aksidentin në magjistralen Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Nekoc ku mbetën të vdekur një burrë dhe një grua.

Bëhet e ditur që çifti ishin nga fshati Resinoc (Resinofc), e që mediumi online “Nacionale” e lokalizon këtë vendbanim si fshat i komunës së Drenasit.

Pas hulumtim të bërë nga hibrid.info është gjetur se fshati Resinoc gjendet në komunën e Lipjanit e jo në atë të Drenasit siç pretendon “Nacionale”.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Nacionale”:

https://nacionale.com/live/pretendohet-se-lane-pas-tete-femije-publikohet-fotoja-e-qiftit-qe-vdiqen-ne-aksidentin-ne-drenas?fbclid=IwAR3c_xgjtlV_AJARwmAAQgfI-PYiNnfUkl6zTu2FFze6gGc4AEcKkxAS9Xw


Pjesë të artikullit të publikuar në “Nacionale”:

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Nekoc.

Në këtë aksident kanë mbetur të vdekur një burrë dhe një grua.

Sipas Drenica.sot, bëhet e ditur se çifti ishin nga fshati Resinofc i Drenasit.


Në raportimin për aksidentin me fatalitet ku humbën jetën një çift nga fshati Resinoc, e që “Nacionale” këtë fshat e lokalizon në komunën e Drenasit, duke iu referuar faqes në Facebook “Drenica Sot”, e cila nuk e potencon se ku gjendet ky fshat. (këtu)


Pas hulumtimit të bërë hibrdi.info, janë gjetur të dhëna që fshatin Resinoc e lokalizojnë si pjesë të komunës së Lipjanit. (këtu)

Në listën e fshatrave të Komunës së Drenasit fshati Resinoc nuk figuron. (këtu)


Analiza:

Portali informativ “Nacionale.com” ka publikuar dje një artikull për aksidentin në magjistralen Komoran – Carralevë, ku mbetën të vdekur një burrë dhe një grua.

Çifti ishin nga fshati Resinoc, e që mediumi online “Nacionale” e lokalizon atë si fshat i komunës së Drenasit.

Pas hulumtim të bërë nga hibri.info është gjetur se fshati Resinoc është në komunën e Lipjanit e jo në komunën e Drenasit.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere