Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet pretendimi i rremë se Zvicra po kërkon punëtorë për punët në të cilat nuk nevojitet diplomë

HIBRID

Një faqe në median sociale Facebook, ka publikuar dje (7 shkurt) një artikull me mbishkrimin “Zvicra kërkon punëtor – ja punët që kërkohen pa diploma”.

Por pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër dhe pretendimi i dhënë në mbishkrim nuk gjendet brenda në tekst.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Gazeta Rich Shqip”:

https://www.facebook.com/gazetarich/posts/pfbid0fHsYBBe3N2KaAT39KiygLeWYQBsVATjf4rseSPBj7ewVNhccBDwLVYAHRuVS4Vk7l


Hibrid.info ka gjetur të njëjtin pretendim të publikuar nga portali i dyshimtë “xnews7.com”. (shih këtu)

Gjatë hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar më 5 korrik të vitit të kaluar nga portali informativ në gjuhën shqipe me seli në Zvicër “albinfo.ch”, titulli i të cilit tregon se artikulli paraqet pesë punët që mund të bëhen në Zvicër, pa diplomë. (shih këtu)

Pra, artikulli tregon punët që mund të bëhen pa diplomë, por nuk bëhet fjalë për kërkesë të punëtorëve nga Zvicra.


Hibrid.info edhe më herët ka trajtuar pretendime të tilla të rreme për kërkesë të punëtorëve në Zvicër. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar një artikull ku pretendohet se shteti i Zvicrës po kërkon punëtorë, për punët në të cilat nuk nevojitet diploma.

Hibrid.info ka vërtetuar se artikulli është i vjetër që nuk përkon me pretendimin e dhënë, dhe se Zvicra nuk po kërkon punëtorë pa diplomë në disa sektorë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere