Të fundit | Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030: Çka thuhet në letrën e ICMG-së, çka doku… Të fundit | Analizë e pretendimeve territoriale ndaj Kosovës në fushatën zgjedhore serb… Të fundit | Imazhi i Kryeministrisë në flakë gjatë protestave në Tiranë është i gjeneru… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Kurti po e mbështet Listën Studentore në Serbi përm… Të fundit | Titulli nuk e specifikon se 1 mijë euro për të porsalindurit ofrohen në Gre… Të fundit | Podesta nuk ka thënë se “Kosova nuk duhet ta pranojë dënimin e UÇK-së në kë… Të fundit | Imazhe të gjeneruara me IA paraqiten rrejshëm si pamje nga protestat në Tir… Të fundit | Mediat ruse dhe serbe pretendojnë rrejshëm se Kosova po përgatitet për luft… Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka fakte se vetura që shfaqet në video është importuar nga Korea

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është publikuar një video që tregon pamjet e brendshme të një veture, ku shihet ujë duke rrjedhur nga tavani i saj.

“Shqiptari ankohet për makinën që i ka ardhur nga Korea”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje.

Përmbajtja u publikua dje 14 prill në Facebook nga faqja “MediaNews.al”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas një hulumtimi të kryer nga hibrid.info, u konstatua se kjo përmbajtje ka qarkulluar në internet që nga muaji mars i këtij viti, e publikuar nga një faqe azere, dhe bazuar në mbishkrimin e saj bëhet fjalë një veturë të prodhuar nga kompania kineze “Jetour”.


Përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur të njëjtën video të publikuar më 17 mars në Facebook nga faqja në gjuhën azere “Express Xeberler”.

Në videon e publikuar nga faqja me përmbajtje në gjuhën azere, në mbishkrim është vendosur fjala “Jetour”, qw pas hulumtimit tw kryer nga hibrid.info, ky emër i përket kompanisë kineze të automjeteve “Jetour”.

Po ashtu, në mbishkrim të videos është vendosur pyetja “bu neden ola biler?” që në shqip përkthehet “Çka mund të jetë kjo?”.


Analiza

Një video që shfaq pamjet e brendshme të një veture, ku shihet ujë duke rrjedhur nga tavani, është publikuar më 14 prill në faqen “MediaNews.al”, me përshkrimin se “Shqiptari ankohet për makinën që i ka ardhur nga Korea”.

Megjithatë, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, rezulton se kjo video ka qarkulluar në internet që nga muaji mars dhe bazuar në përshkrimin e saj bëhet fjalë për një veturë të prodhuar në Kinë nga kompania “Jetour”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si të “paverifikuar”.

Arsyetimi

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere