Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vdekja e poetit Nuhi Vinca paraqitet gabimisht nëpërmjet fotografisë së vëllait të tij, Agim Vinca

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet artikull informues që njofton për vdekjen e profesorit dhe poetit Nuhi Vinca.

Teksti është publikuar me 10 korrik nga një portal në gjuhën shqipe me emrin “tetova1.mk”.

Çka nuk shkon me publikimin?

Postimit të publikuar në këtë portal, i është bashkangjitur fotografia e profesorit Agim Vinca, i cili është vëllai i të ndjerit, me anë të së cilës është paraqitur lajmi (shih këtu).

Nisur nga rëndësia që paraqet fotografia në tekstin gazetar pamja e parë e artikullit në fjalë, mund të ndikojë te lexuesit, që të njoftohen gabimisht (shih këtu).


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “tetova1.mk”:

https://archive.is/wt1sM


Në hyrje të këtij artikulli, lajmit i janë referuar në bazë të njoftimit të aktores, Ilire Vinca në Facebook, e cila është vajza e të ndjerit.

Hibrid.info ka kontrolluar dhe ka gjetur publikimin e aktores, e cila e ka ndarë edhe fotografinë e të ndjerit, që dallon nga ajo e publikuar në artikullin e mësipërm (shih këtu).

Po ashtu, duke kërkuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, hibrid.info ka konfirmuar se mediumi në fjalë ka ngatërruar fotografinë e shkrimtarit të ndjerë (këtu) me atë të vëllait të tij, Agim Vinca (këtu).


Analiza:

Një medium ka raportuar lajmin për vdekjen e poetit Nuhi Vinca, duke e paraqitur me fotografinë e poetit tjetër, Agim Vincës, e që është edhe vëllai i tij.

Një gabim I tillë mund të bëjë që lajmi të keq lexohet nga audienca.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere