Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e… Të fundit | Rishikimi i javës: Keqinterpretimi i deklaratës së Lutfi Hazirit për koalic… Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë…
[ ARTIKULLI ]

Vendimi për parkingjet me pagesë edhe pas orës 19:00, aktualisht vlen vetëm për “Zonën 1”

FATBARDH DEMA

Disa portale informative kanë publikuar sot artikullin me titull “Parkingjet me pagesë edhe pas orës 19:00, Havolli jep detaje: Ky vendim vlen edhe për Zonën 2, është kërkesë e banorëve”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se vendimi për parkingjet me pagesë edhe pas orës 19:00, aktualisht nuk vlen për Zonën 2.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “gazetaexpress.com” dhe “gazetametro.com”:

https://gazetametro.net/parkingjet-me-pagese-edhe-pas-ores-1900-havolli-jep-detaje-ky-vendim-vlen-edhe-per-zonen-2-eshte-kerkese-e-banoreve/?fbclid=IwAR01c8W7_qrL9H5EezfIWYC1HMcjR_nvkjrEsZDmXq-CTfXRMOjwadPqA8o

Artikulli i publikuar nga portalet e lartcekura është marr nga “GazetaBlic.com”, për të cilën rreth kësaj çështje ka folur kryeshefi i “Parking Prishtina”, Sokol Havolli.

Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar nga “GazetaBlic.com”, të cilës iu kanë referuar portalet e lartcekura.

Artikulli i publikuar në “GazetaBlic.com” mban titullin “Parkingjet me pagesë edhe pas orës 19:00, Havolli jep detaje: Ky vendim në të ardhmen do të vlejë edhe për Zonën 2, është kërkesë e banorëve”. (shih këtu)


Pjesë nga prononcimi i Havollit dhënë për GazetaBlic.com:

“Fillimisht kjo çështje është edhe me rregullore të vjetër, por nuk është zbatuar dhe nuk e di arsyen pse nuk është zbatuar. E dyta, nuk ka kuptim nëse parkingu përgjatë ditës për banorë kryesisht si ka qenë deri më tash ka qenë me pagesë, dhe në orë të mbrëmjes ata kur kthehen nga puna në shtëpi mos me pas hapësirë të mjaftueshme shkaku që ato bllokohen pa pagesë nga vizitorët e tjerë. Kështu që kjo drejtpërsëdrejti ka qëllimin e zgjedhjes së problemit për banorët rezident dhe është hy në rregullore, dhe e njëjta në ndërkohë do të shtrihet edhe në “Zonën 2”, sepse ne kemi bërë analiza dhe e kemi parë që lagjet ngarkohen kryesisht në orët e mbrëmjes edhe nga vizitorët edhe nga banorët”, tha Havolli për Gazeta Blic.


Pra, aktualisht vendimi për pagesën e parkingjeve pas orës 19:00 vlen vetëm për Zonën 1 (qendër).

Gjithashtu, edhe në njoftimin e bërë përmes faqes zyrtare të “Parking Prishtina” në Facebook, bëhet e ditur se vendimi aktualisht vlen vetëm për parkingjet në Zonën 1 (qendër). (shih këtu)


Analiza:

Disa portale informative kanë pretenduar pasaktë se vendimi për parkingjet me pagesë edhe pas orës 19:00 vlen edhe për Zonën 2.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se aktualisht ky vendim vlen vetëm për parkingjet në Zonën 1 (qendër), ndërsa një vendim i tillë pritet në ndërkohë të hyjë në fuqi edhe për Zonën 2.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga “gazetaexpress.com” dhe “gazetametro.com” si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere