Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Versioni i së vertetës sipas Chatbot-it

HIBRID

Ky raport analizon mënyrën se si modelet e mëdha gjuhësore (LLM-të) formësojnë, dhe herë pas here shtrembërojnë, narrativat gjeopolitike, me fokus në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, brenda një krahasimi më të gjerë global. Ndërsa chatbot-ët e këtyre modeleve mundësojnë gjenerimin e përmbajtjes në mënyrë të shpejtë, të rrjedhshme dhe në shkallë të gjerë, ato i japin përparësi besueshmërisë mbi të vërtetën, duke i bërë të ndjeshme ndaj mënyrës se si formulohen pyetjet (si jepen prompt-ët) dhe formave të tjera të ndërhyrjes nga përdoruesit.

Përmes 100 prompt-eve të standardizuara, 13 intervistave me ekspertë dhe një eksperimenti të zhvilluar në vendet e Ballkanit Perëndimor, studimi vlerëson saktësinë faktike, ngjashmërinë semantike, paragjykimet tematike, si dhe ndikimin e vendndodhjes së përdoruesit në përgjigjet e këtyre sistemeve. Gjetjet kryesore nga analiza e tri platformave, ChatGPT (lansuar në ShBA), DeepSeek Chat (lansuar në Kinë) dhe Alice (lansuar në Rusi) tregojnë se:

  • ChatGPT, DeepSeek Chat dhe Alice nuk janë neutrale: përgjigjet pasqyrojnë strukturat ideologjike dhe burimet e të dhënave mbi të cilat janë zhvilluar dhe trajnuar.
  • ChatGPT dhe DeepSeek Chat ofrojnë saktësinë më të lartë dhe më të qëndrueshme, megjithëse prodhojnë herë pas here pasaktësi.
  • Alice shfaq ndikim të dukshëm, me më shumë refuzime për t’u përgjigjur, devijime ideologjike dhe përdorim të gjuhës ruse, sidomos në pyetjet për tema të ndjeshme si Krimea dhe Srebrenica.
  • Vendndodhja e përdoruesit ndikon drejtpërdrejt në tonin, gjuhën dhe narrativën e modeleve, duke dëshmuar adaptim kontekstual sipas vendit prej nga vjen kërkesa.
  • Në analizën e ngjashmërisë semantike, ChatGPT dhe DeepSeek Chat tregojnë afri të lartë, ndërsa Alice mbetet dukshëm më e distancuar.

Studimi konfirmon se LLM-të nuk mund të konsiderohen burime të qëndrueshme, neutrale ose të pavarura për çështje politike dhe gjeopolitike. Për këtë arsye theksohet nevoja për verifikim të shumëfishtë, transparencë në trajnimin e modeleve, si dhe rritje të edukimit medial për përdoruesit.

Citation:

Action for Democratic Society (ADS) / Hibrid.info. (2025). The Chatbot Version of Truth: A Study on the Spread of Narratives Through AI Chatbots. https://doi.org/10.5281/zenodo.18279332

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere