Të fundit | SMS mashtrues në emër të KRU “Prishtina” Të fundit | Pretendohet pa bazë në titull se një deputet i pakicave i ka thënë PO Kurti… Të fundit | Si u shndërrua paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve në narra… Të fundit | Hibrid.info prezanton raportin mbi chatbot-ët e inteligjencës artificiale n… Të fundit | Deklarata e Kurtit nuk lidhet me protestat kundër projektit në Zvërnec, ajo… Të fundit | Rishikimi i javës: Dezinformata dhe teori konspirative nga zyrtarët dhe med… Të fundit | Narrativë e pabazë nga Gouillon “për vuajtje të serbëve të Kosovës për shka… Të fundit | Paralajmërimi i zvogëlimit të trupave të KFOR-it interpretohet pabazë si kë… Të fundit | Me fotografi nga trajtimi i ushtarëve të UÇK-së pretendohet rrejshëm për “s… Të fundit | Takimi Kurti-Barbano përdoret për të ngritur pretendime të pabazuara për ba…
[ ARTIKULLI ]

Kosova është shumë e hapur ndaj propagandës e dezinformimit

HIBRID

Hibrid.info në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, kanë publikuar raportin “Lufta në Ukrainë: Propaganda dhe Dezinformimi”.

Ky raport ka për qëllim të paraqes numrin, llojin e natyrën e lajmeve të rreme, propagandës dhe dezinformimit që po bëhet mbi luftën në Ukrainë. Të dhënat janë mbledhur që nga 24 shkurti (kur ka filluar edhe pushtimi rus mbi Ukrainën) dhe janë analizuar denoncime nga baza e të dhënave të Rrjetit Ndërkombëtar për Kontrolluesve të Fakteve (IFCN).

Shkëlzen Osmani, nga platforma për kontroll të fakteve, Hibrid.info e cila po ashtu është pjesë edhe e ‘’International Fact Checking Network’’,  tregoi që Kosova është njëri nga shtetet e shumta e cila ka raportuar mbi lajmet e pasakta.  “Ky është një bashkëpunim shumë i mirëseardhur për shoqërinë civile me Universitetin e Prishtinës, sepse duhet që aketerët relevant të përfshihen në këtë fushë, në edukimin medial dhe luftën kundër dezinformimit’’, tha Osmani. Ai theksoi faktin që Kosova ka shtrirje të gjerë të internetit dhe përdorues të shumtë të rrjeteve sociale, kryesisht Facebook dhe, sipas tij, kjo situatë bën që vendi të jetë më i ndjeshëm në raport me keqinformimin.

Sipas profesor Alban Zeneli, formatet më të shpeshta të denoncimit, sipas këtij raporti, janë nëpërmes fotografive me tekst 20 % dhe vetëm fotografi 46 %,  dhe vetëm me tekst 20% . Zeneli ndau edhe rekomandimet të dedikuara për redaksitë e lajmeve dhe për publikun. Profesori sugjeroi që ‘’para se t’i shpërndani përmbajtjet, zhvilloni një gjykim kritik për ato përmbajtje, meqë rrezikoni të jeni bartës të dezinformatës pa qëllimin tuaj’’.

Publikimi i raportit u mbajt në sallën ‘’Idriz Ajeti’’, në ndërtesën e Fakultetit Filologjik, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Projekti është bashkëpunim profesional në mes Platformës për Kontroll të Fakteve hibrid.info dhe Departamentit të Gazetarisë. Diskutimi u moderua nga profesoreshë Remzije Shahini Hoxhaj.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere