Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Video e manipuluar: Macron dhe Vuçiq nuk janë përshëndetur me një puthje intime

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Është pretenduar në rrjete sociale se gjatë vizitës zyrtare të presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, ka pasur një puthje intime midis tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky video-material u publikua edhe nga faqja me emrin “Arianit Sllamniku” në Facebook (31 gusht), ku pretendohet se është kapur puthja intime midis këtyre dy zyrtarëve.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se videoja është e manipuluar.


Vegëza e postimin në Facebook nga faqja “Arianit Sllamniku”:

https://www.facebook.com/sllamnikuarianit/videos/481608537987159

Pasi të analizohet imazhi nga afër, vërehen deformime grafike që lënë për të dyshuar se kjo video është e edituar.

Videoja është e manipuluar, siç mund të kuptohet që në shikimin e parë. Cilësia e videos në sekuencën e puthjes mes Macronit dhe Vuçiqit është dukshëm më e dobët dhe fytyra e Vuçiqit është deformuar në një moment të caktuar, siç shihet në sekuencën e mëposhtme. Kështu ka vlerësuar platforma për verifikim të fakteve “Raskrinkavanje.me”.

Përveç kësaj, videoja e takimit të tyre tregon se Macron dhe Vuçiq u përshëndetën miqësisht, por jo me një puthje intime. (këtu)


Analiza:

Në një video të shpërndarë nga faqja e Arianit Sllamnikut në Facebook, e cila është parë nga shumë përdorues, pretendohet të jetë incizuar një puthje intime midis presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas verifikimit të fakteve nga Hibrid.info, është vërtetuar se videoja është e manipuluar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë video-material e vlerëson si “mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere