[email protected]
Titulli nuk qartëson se në cilin shtet është paralajmëruar shtrenjtimi i çmimit të bukës
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Shtrenjtimi i energjisë, çmimi i bukës 10 euro?” është publikuar dje (19 shtator) nga portali informativ “Paparaci.com”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli i këtij artikulli është përgjithësues. Në titull nuk qartësohet se në cilin vend janë bërë paralajmërime për rritje të çmimit të bukës.

Kjo bëhet e qartë në përmbajtje, ku thuhet se paralajmërimet për rritje të këtij produkti janë bërë nga furrtarët e Gjermanisë, e që vije si pasojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Duke pasur parasysh se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të hamendësojnë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të bukës në 10 euro ka të bëjë me Kosovën.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Paparaci.com”:

Çmimet aktuale të energjisë po bëhen të papërballueshëm për shumë sektorë në Gjermani e një prej tyre janë dhe bukëpjekësit. Tashmë, sipas njoftimit që u ka mbërritur nga furnizuesi me gaz, ata nuk do të paguajnë më 10 cent për kv/h, por 35.

Një biznesi të vogël furrë buke, me kostot shtesë për gazin, do t’i duhet të shpenzojë 100 000 € më shumë në vit për energji në të ardhmen, çka do të sjellë dhe shtrenjtim të produkteve të brumit, ku buka mund të shkojë me një çmim 10 euro.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Paparaci.com”:


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në mediumin gjerman në versionin shqip “DeutcheWelle”. (shih këtu)

“Paparaci.com” ka marr disa pjesë nga artikulli i “DeutcheWelle”, ndërsa në titullin e vendosur nuk ka qartësuar se bëhet fjalë për Gjermani.


Analiza:

Portali “Paparaci.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me paralajmërimin për rritjen e çmimit të bukës në 10 euro në Gjermani, si pasojë e shtrenjtimin të energjisë elektrike.

Mirëpo, në titull nuk qartësohet se për cilin shtet bëhet fjalë. Ky medium online, lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve që saktësojnë origjinën e lajmit, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se paralajmërimi i shtrenjtimit të bukës ka të bëjë me Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others