Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit… Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për temperaturat e ulëta në Korçë është i janarit 2022

FATBARDH DEMA

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje dhe sot (12, 13 janar) një artikull me titull “Ky është qyteti në vendin tonë që është i gjithi i ngrirë! Temperatura deri në -18 gradë celsius”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull dhe është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar pothuajse një vit më parë (22 janar 2022).

Gjatë hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, është gjetur ky lajm i publikuar në kohë reale në disa media online në Shqipëri, të cilat atëkohë kishin raportuar për temperaturat ulëta në rajonin e Korçës, që kishin arritur deri në -18 gradë.


Vegëzat e artikullit të publikuar më 12 dhe 13 janar 2023 nga portalet e dyshimta “fakti.neëslink4.com” dhe “neëslink4.com”:

https://fakti.newslink4.com/2023/01/12/ky-eshte-qyteti-ne-vendin-tone-qe-eshte-i-gjithi-i-ngrire-temperatura-deri-ne-18-grade-celsius/?fbclid=IwAR005ClDhpcAlHN1jKCOiT48H8Cdh0oNIomJef8RbtZjlzPYRHqGuhLlEuo
https://newslink4.com/?p=2796&fbclid=IwAR1nebI1EmBPtsF8SF_OJLQib6c-8et8km4b3zDI11SAU_vwiDQ5m6X6_FM

Ky artikull është shpërndarë sot (13 janar) edhe në median sociale Facebook nga faqet “Gazeta Shëndeti” dhe “33shi.com”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (22 janar 2022) nga disa media online në Shqipëri. (shih këtu dhe këtu)


Për ta vërtetuar faktin se qyteti i Korçës aktualisht nuk ka temperatura të ftohta deri në -18 gradë celsius, në platformën për parashikimin e motit “Weather.com”, paraqitet se temperaturat në këtë qytet shqiptar sot (13 janar) do të sillen nga -2 deri në 7 gradë celsius. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të janarit 2022, në të cilin thuhej se qyteti i Korçës kishte temperaturat më të ulëta që shkonin deri në -18 gradë celsius.

Këto portale të dyshimta, janë munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesin si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere