Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Videoja e vjetër e Osmanit paraqitet rrejshëm si përkrahje e saj ndaj LVV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi      

Publikohet një video-material ku shfaqet Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, duke u bërë thirrje të rinjve në Kosovë që të dalin të votojnë për ndryshim. Në sfond të pamjes duket logoja e partisë Guxo, të cilës Osmani i printe para se të emërohej në postin e Presidentes, parti e cila garon në zgjedhjet e sivjetshme parlamentare brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Kjo përmbajtje është publikuar (2 shkurt) në TikTok nga një llogari me emrin “toro…06”.

Cila është e vërteta?

Video-materiali që shfaq Osmanin duke u bërë thirrje të rinjve të dalin në votim është autentik, por i njëjti është realizuar para katër vitesh (para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021), kur ajo ishte kandidate për deputete në radhët e Listës Guxo, që në atë kohë garonte në zgjedhje si pjesë e listës së LVV-së.

Por, video-materiali në fjalë është manipuluar duke iu vendosur mbishkrimi në përkrahje të numrit me të cilin partia LVV garon në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, që pritet të mbahen më 9 shkurt.

Ndonëse në video presidentja me anë të komunikimit verbal nuk kërkon votën për ndonjë subjekt të caktuar politik, ky mbishkrim dhe në bazë të disa komenteve në këtë përmbajtje, mund të vlerësohet se audienca mund ta interpretojë përmbajtjen si aktuale.

Hibrid.info ka hulumtuar në mënyrë manuale dhe ka gjetur të publikuar këtë video në llogarinë e Osmanit në Facebook. Videoja është publikuar më 11 shkurt të vitit 2021.

Vjosa Osmani aktualisht mban postin e presidentes, ndërsa në bazë të Kushtetutës së Kosovës, ajo përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës, çka nuk lejon përkrahjen e ndonjë subjekti politik.


Analiza:

Video-materiali ku presidentja Vjosa Osmani shfaqet teksa u kërkon të rinjve të votojnë, është real.

Por i njëjti është publikuar para katër vitesh. E njëjta përmbajtje është publikuar tash, në formën që mund ta vë në lajthitje audiencën e të mendojë se Presidentja Osmani përkrahë një subjekt të caktuar politik në zgjedhjet që pritet të mbahen më 9 shkurt të këtij viti (2025).

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere