Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Videoja nuk i paraqet tifozët shqiptarë, është e vjetër dhe nuk u realizua në Dortmund

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Është publikuar një video-material përmes së cilit është pretenduar se pamjet paraqesin tifozët e kombëtares shqiptare të futbollit rrugëve të Dortmundit të Gjermanisë, një ditë para ndeshjes me Italinë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Publikimi është bërë të premten (14 qershor) nga mediumi në gjuhën shqipe “oranews.tv”.

“Çfarë ‘uragani’ në rrugët e Dortmundit nga tifozët shqiptarë një ditë para sfidës me Italinë!” është titulli që ky portal ka përdorur në videon e publikuar në Facebook dhe në YouTube.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del se videoja është e vjetër, nuk i paraqet tifozët shqiptarë dhe nuk është realizuar në Dortmund.


Vegëza e publikimit nga faqet e këtij mediumi, “RTV Ora” dhe “Ora News”, në Facebook:

https://archive.ph/EOUr3

Deri në momentin e trajtimit të video-materialit, në Facebook videoja ka grumbulluar rreth 47 mijë shikime si dhe ka marrë rreth 1600 pëlqime.


Vegëza e publikimit nga llogaria “Ora News” në YouTube:

https://archive.is/56l0O


Videoja e publikuar në YouTube është përfshirë edhe në artikullin me titull “Shqiptarët ‘pushtojnë Dortmundin/Tifozët në mbështetje të Kombëtares bllokojnë rrugën (VIDEO)” të publikuar nga portali “oranews.tv” të premten. (shih këtu)


Kur është publikuar kjo video dhe ku është realizuar?

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja është publikuar në TikTok më 11 maj sivjet nga llogaria me emrin “robson36563”. (shih këtu)

Për më shumë, hibrid.info ka përdorur Google Maps për të vërtetuar edhe më shumë se videoja u realizua në Nuremberg të Gjermanisë.

Në video shihet një reklamë në një objekt banesor në të cilën shkruan “Ankom Mobile”. Duke përdorur Google Maps, hibrid.info ka arritur të gjejë objektin në fjalë, i cili rezulton të jetë në Nuremberg. (shih këtu)


Në video-material janë tifozët e klubit të futbollit “Nürnberg” që luan në Bundesliga 2. Më 11 maj ky klub ka zhvilluar ndeshje me klubin Elversberg (shih këtu)

Pas publikimit të “oranews.tv”, materiali i njëjtë është publikuar edhe nga faqe të tjera në rrjete sociale – Mat Televizion, sprint.al, infopressalbania.com, joqviral (TikTok), infoGjilan-06.


Analiza:

Mediumi në gjuhën shqipe, “oranews.tv” ka publikuar një video-material përmes së cilit ka pretenduar se bëhet fjalë për turmë të tifozëve shqiptarë në Dortmund, një ditë para ndeshjes Shqipëri-Itali në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja është publikuar një muaj më herët nga një llogari në TikTok, dhe nuk është realizuar në Dortmund por në Nuremberg, e që i paraqet tifozët e klubit futbollistik “Nürnberg”.

Bazuar në metodologjinë e punë, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

“I paverifikuar” klasifikohen ato raporte mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere