Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vlora Çitakut i besohet pozita e Presidentes – pretendim i vjetër dhe i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “todaynews35.com”, ka publikuar një artikull me titull “Vlora Citakut i besohet pozita e Presidentës nga SHBA, mendimi juaj…??”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky lajm rezulton të jetë i vjetër, i publikuar më 17 nëntor 2020.

Gjithashtu, artikulli përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen, pasi në tekst nuk ka asnjë reagim zyrtar të SHBA-ve lidhur me pozitën e Presidentës, por është vetëm një mendim nga publicist Shkëlzen Maliqi, i cili besonte se SHBA-ja mund të insistojë që ta bëjë Vlora Çitakun presidente të Kosovës.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaynews35.com”:

Vlora Citakut i besohet pozita e Presidentës nga SHBA, mendimi juaj…??

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi e konsideron se roli i Amerikes është me doemos ne te gjitha proceset që ndodhin në Kosove.

Ai beson se SHBA-ja mund ta ve në dukje rolin e saj edhe ne zgjedhjen e presidentit te ri në Kosovë, por edhe në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosoves dhe Serbise. Ai e beson se SHBA mund të insistoje qe ta bëjë Vlora Çitakun presidente të Kosovës.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaynews35.com”:

https://todaynews35.com/archives/631?fbclid=IwAR13ZccpfewQT9PAC9_O97xAp7MH9pJR36HFe90LTF7Axabi7tDTAwYTpfE
https://todaynews35.com/archives/631?fbclid=IwAR13ZccpfewQT9PAC9_O97xAp7MH9pJR36HFe90LTF7Axabi7tDTAwYTpfE

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit autentik të publikuar në kohë reale nga disa media online.

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1429076/publicisti-shqiptar-amerikanet-do-te-insistojne-ta-bejne-vlora-citakun-presidente/

https://reporteri.net/lajme/e-thote-publicisti-i-njohur-shba-do-te-insistoje-qe-vlora-citaku-te-behet-presidente-e-kosoves/

Analiza:

Portali i dyshimtë “todaynews35.com” ka marrë një lajm të vjetër të cilit i ka vënë titull të sajuar, duke u munduar ta paraqesë atë si aktual. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere