Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes
[ ARTIKULLI ]

Titull dezinformues: Studimi nuk parasheh goditje të asteroidit në pranverë

HIBRID

Portali “Veriu.info” ka publikuar një artikull me titull “Asteroidi që zhduku dinosaurët mund ta godasë Tokën në pranverë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është dezinformues, pasi në përmbajtje gjendet një hulumtim i kryer nga një ekip i udhëhequr nga Universiteti i Manchester-it, ku thuhet se asteroidi që zhduku dinosaurët pas goditjes së Tokës ka të ngjarë të ketë ndodhur 66 milionë vjet më parë.

Pra, bëhet fjalë për kohën që ka mundur të ndodhë zhdukja e dinosaurëve, e jo që asteroidi mund ta godasë tokën në pranverë, siç pretendohet në titull.

Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Veriu.info”:


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të hulumtimit të kryer nga Universiteti i Manchester-it.

Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga studiues nga Universiteti i Mançesterit ka publikuar më 8 dhjetor në Scientific Reports një studim inovator që hedh dritë të re mbi kohën e lidhur me goditjen e asteroidit që vrau dinosaurët që ndodhi 66 milionë vjet më parë.

Është e vërtetë që në këtë studim përmendet stina e pranverës. Por, siç thuhet, periudha që ka ndodhur shkatërrimi dhe rinisja e një jete të re (nga goditja e asteroidit), ka qenë pranverë.

Ky studim ofron prova të reja që na ndihmojnë të kuptojmë rëndësinë e kohës për ngjarjet që i dhanë fund dinozaurëve – dhe 75% të jetës në Tokë. Pranvera, një stinë e lidhur me jetën e re, pra vdekjen e një dinastie 160 milionë vjeçare dhe që ndryshoi rrjedhën e evolucionit të jetës në Tokë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Manchester.ac.uk”:

https://www.manchester.ac.uk/discover/news/dinosaurs-spring-to-extinction-springtime-pinpointed-as-the-season-for-dinosaur-extinction/


Analiza:

Portali “Veriu.info” ka publikuar një artikull, të bazuar në hulumtim të kryer nga disa ekspertë të udhëhequr nga Universiteti i Manchester-it, të cilët kanë hedhur dritë të re mbi kohën e goditjes së asteroidit që vrau dinosaurët që ndodhi 66 milionë vjet më parë.

Ndërsa ky portal, këtij artikulli i ka vënë titull jo adekuat, me pretendimin se ky asteroid mund ta godasë planetin Tokë në pranverë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere