Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n…
[ ARTIKULLI ]

Vuciq vazhdon të pretendojë se nga sot do të ketë aksion në veri

HIBRID

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pretenduar se në veri pritet të ketë aksion të Prishtinës zyrtare, në tentim për të marr nën kontrollë stacionin e transformatorit të energjisë elektrike të Valaçit.

Vuçiq pretendoi pa fakte se, siç është shprehur, Prishtina do të tentojë ta bëjë këtë gjë me pretekstin e tarifimit të energjisë elektrike në veri të Kosovës, ku popullsia serbe përbën shumicën.

Deklarata e Vuçiqit dhënë për Agjencinë e Lajmeve në Serbi “Tanjug”, e përkthyer në gjuhën shqipe:

“Kam thënë se është e mundur që kjo të ndodhë me 6 nëntor, për shkak të raporteve me operatorët e atjeshëm, duke kërkuar gjoja arsye për pagesë të energjisë elektrike në veri. Por do të mundohen që të përdorin këtë arsye, pothuajse jam i sigurtë, në një moment për arritjen e qëllimeve politike të cilat nuk kanë lidhje me energjetiken”, u shpreh Vuçiq.


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa medie online në Serbi:

https://rs.n1info.com/biznis/vucic-ocekujem-da-pristina-uskoro-pokusa-preuzimanje-trafo-stanice-valac/

https://www.danas.rs/vesti/politika/vucic-ocekujem-da-pristina-uskoro-pokusa-preuzimanje-valaca/

https://www.kurir.rs/vesti/politika/3802907/predsednik-vucic-ocekujem-da-pristina-posle-6-novembra-pokusa-preuzimanje-valaca


Vuçiq edhe ditë më parë kishte pretenduar pa fakte se është i sigurt se Qeveria e Kosovës po e pret 6 nëntorin dhe është duke planifikuar një aksion për marrjen e trafostacionit të “Valacit”.

Edhe atëherë stafi i hibrid.info kishte verifikuar atë artikull, vegzën e të cilit mund ta gjeni më poshtë.


Analiza:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pretenduar pa fakte se pas datës 6 nëntor, Prishtina do të tentojë ta marrë në dorë stacionin e transformatorit të Valaçit në afërsi të Zveçanit, kjo sipas tij do të bëhet me pretekstin e tarifimit të energjisë elektrike në veri të vendit.

Këto pretendime të presidentit serb, nuk bazohen në asnjë referencë të vetme, por se të gjitha këto janë vetëm të përfolura dhe nuk argumentohen me asnjë fakt.

Bazuar në këtë kontroll të fakteve, ekipi i hibrid.info vendos t’i vlerësojë këta artikuj, pretendimet e Vuçiqit si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere