Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Zemaj nuk ka kërcënuar qytetarët me mbyllje të dhunshme

HIBRID

Portali dyshimtë ‘gjithckafresh.info’ ka publikuar një artikull me titull “Zemaj:Rrini brenda ose do ju mbyllim me zor!!”.

Ky artikull, i shpërndarë në faqen ‘Gazeta Aktive’ në rrjetin social Facebook, përmban titull të sajuar i cili nuk përputhet me tekstin, pasi në përmbajtje gjendet deklarata e Armend Zemajt, i cili ditë më parë foli rreth ndikimit pozitiv, që sipas tij, kanë pasur masat anti-covid.

Duke qenë se tema rreth masave anti-covid është shumë aktuale, ky portal i dyshimtë, qëllimisht e ka ndryshuar deklaratën e Zemajt në mënyrë që të zgjojë kureshtjen e lexuesve për ta klikuar artikullin e postuar në rrjete sociale.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Gazeta Aktive”:

https://gjithckafresh.info/news/814?fbclid=IwAR1Ah7scs_oVcH0E37p0_O9OaBgGzN6UKBnzl3Onb2EKRAzBFWVRJJgt4fQ

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në disa media online rreth deklaratës së Zemajt lidhur me masat anti-covid:

https://gazetainfokus.com/a-do-te-kete-lirim-te-masave-flet-zemaj/


Analiza:

Shkrimi nga ‘Gazeta Aktive’ përmban titull të rremë që nuk përputhet me tekstin. Artikuj të tillë synojnë që, përmes titujve të tillë kontraversë, të rrisin numrin e klikimeve, nga të cilat arrijnë të shtojnë edhe përfitimet. Mirëpo, duke qenë se faqja ‘Gazeta Aktive’ në Facebook, në të cilën është shpërndarë ky artikull numëron mbi 70 mijë ndjekës, si dhe faktin se kjo shpërndarje ka arritur të grumbullojë mbi 100 komente, mund të thuhet se ka pasur një efekt të gjerë të keqinformimit. Për këtë arsye Hibrid.info këtë artikull e kategorizon si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere