Të fundit | Televizioni slloven nuk raportoi se Martin Berishaj është shtetas i Serbisë Të fundit | PDK s’ka paraqitur ndonjë qëndrim të ri për koalicion me LVV-në Të fundit | Manipulimet e bazuara në të vërteta Të fundit | Arrestimet për dyshime për krime lufte paraqiten pa prova si ndëshkim ndaj… Të fundit | Rishikimi i javës: Teori konspirative nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Se… Të fundit | Keqinformatat për protestat në Shqipëri, të ndërlidhura dhe të shpërndara n… Të fundit | Pretendim i rremë se Mihali ka paralajmëruar protesta ndaj SHBA-së nëse ins… Të fundit | Narrativat paszgjedhore serbe mbi zgjedhjet e qershorit: Fitorja e Listës S… Të fundit | Narrativat serbe në përvjetorin e Rezolutës 1244 Të fundit | Pretendim i pabazë se arrestimi i drejtorëve të shkollave serbe në Kamenicë…
[ ARTIKULLI ]

Ligji për ndalimin e duhan-pirjes nuk ndërlidhet me Kosovën

HIBRID

Portalet “kosova-sot.info” dhe “gazetademos.com” kanë publikuar artikull në të cilin paraqitet një lajm që ndërlidhet më një vendim për aplikimin e ndalesave për blerje të duhanit në Zelandë të Re.

Megjithatë, titujt e këtyre artikujve të publikuara nga këto dy media online të Kosovës, janë përgjithësues dhe nuk qartësojnë vendin se nga vije ky lajm, duke lënë vend për keqinformim.

Duke e ditur se këto portale janë të regjistruara në Kosovë dhe shumicën e lexuesve i kanë shqipfolës, kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se fjala është për Kosovën, pasi lajmi qartësohet vetëm pasi të klikohet në artikull.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info” dhe “gazetademos.com”:

Titulli në Kosova Sot: Shteti është gati të miratojë ligjin për të eliminuar duhanpirjen brenda pak vjetësh

Titulli në Gazeta Demos: Ndalohen cigaret për personat e lindur pas vitit 2008

Pjesë nga teksti i artikullit:

Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për gjeneratën e ardhshme, në një përpjekje për të eliminuar përfundimisht përdorimin e duhanit.

Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të mund të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

“Ne duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë kurrë të pinë duhan,” tha ministrja e Shëndetësisë Dr Ayesha Verall.

Vegëzat e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info” dhe “gazetademos.com”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/587460/shteti-eshte-gati-te-miratoje-ligjin-per-te-eliminuar-duhanpirjen-brenda-pak-vjetesh/

https://gazetademos.com/ndalohen-cigaret-per-personat-e-lindur-pas-vitit-2008/?fbclid=IwAR3gT-AKBFg7r_QkPgr7wa5thcy5EJ3N-z-pvVWGogRvaGPdt36DD3dI6Ak
https://gazetademos.com/ndalohen-cigaret-per-personat-e-lindur-pas-vitit-2008/?fbclid=IwAR3gT-AKBFg7r_QkPgr7wa5thcy5EJ3N-z-pvVWGogRvaGPdt36DD3dI6Ak


Analiza:

Portalet kosovare “kosova-sot.info” dhe “gazetademos.com” kanë publikuar artikullin për ndalimin e shitjes së cigareve për personat e lindur pas vitit 2008 në Zelandën e Re, por në titull nuk e kanë sqaruar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Duke e ditur se këto portale janë të regjistruara në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, kjo mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka të bëjë me shtetin kosovar.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, këta artikuj marrin vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere