Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Zv/ministri i Arsimit pa argumente tenton të ndërlidhë kryetarin Muhaxheri me biznesmenin serb Kariq

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi në median sociale Facebook po tentohet të bëhet një ndërlidhje mes kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe biznesmenit serb, Bogolub Kariq (Bogoljub Karić).

Media në gjuhën serbe “Kurir.rs”, më 8 dhjetor 2024, publikoi një artikull përmes të cilit pretendonte se Bogolub Kariq po ndërton qendër tregtare në Pejë.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Taulant Kelmendi, ka marrë një pamje të këtij artikulli dhe një fotografi ku shihet kryetari Muhaxheri dhe biznesmeni serb, Dragomir Kariq (Dragomir Karić (vëllai i Bogolubit)), të cilat i ka shpërndarë në Facebook me një mbishkrim.

Çka pretendoi “Kurir”?

Pretendimi i “Kurir.rs” se Bogolub Kariq po ndërton një qendër tregtare në Pejë, nuk është i bazuar në asnjë fakt, por vetëm në një deklarim anonim.

“Bogolubi po ndërton një qendër tregtare në një sipërfaqe prej një hektari. Fabrika e tij ishte aty. Tani është vetëm një fushë. Arkitektët tashmë po punojnë për të. Do të jetë qendra më e madhe dhe e vetme tregtare. Është interesante që lidh dy shtigje. Ai investon miliona”, pretendon “Kurir” të ketë thënë një nga banorët, të cilit nuk ia përmend emrin.

Çka pretendoi zëvendësministri Kelmendi?

Zëvendësministri i MAShTI-t, Taulant Kelmendi, bëri një ndërlidhje të pabazuar mes një fotografie të Muhaxherit dhe Dragomir Kariqit, dhe një lajmi të pabazuar të një mediumi serb për ndërtimin e një qendre tregtare në Pejë nga vëllai i Dragomirit, Bogolub Kariq.

“Janar 2024: Kryetari i Pejës dhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri gju më gju me Dragomir Karić, vëllaun e Bogoljub Karić, të dy bashkëpunëtorë të afërt me Sllobodan Millosheviqin”.

“Dhjetor 2024: Bogoljub Karić planifikon ndërtimin e një qendre tregtare në Pejë”.

Kur dhe ku është shkrepur fotografia e Muhaxherit me Kariqin?

Më 7 janar, 2024, Kisha Ortodokse Serbe publikoi një njoftim rreth festës së Krishtlindjes ortodokse në Patrikanën e Pejës. Veç artikullit u publikuan edhe fotografi ku shiheshin disa nga pjesëmarrësit. Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. (këtu)

Po ashtu, afër Muhaxherit në fotografi u pa edhe Dragomir Kariq, biznesmen serb.

Për këtë fotografi, kryetari i Pejës nuk është deklaruar asnjëherë, së paku sipas të dhënave publike online.


Analizë:

Një fotografi e janarit të këtij viti ku shihet kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe afër tij Dragomir Kariq, njëri nga dy vëllezërit biznesmenë serbë, është përdorur nga zëvendësministri i MAShTI-t, Taulant Kelmendi, për ta ndërlidhur atë me një lajm të publikuar më 8 dhjetor nga një medium në gjuhën serbe, ku pretendohet pa fakte se Bogolub Kariq po ndërton një qendër tregtare në Pejë.

Pretendimi i zëvendësministrit Kelmendi se ka ndërlidhje mes fotografisë së Gazmend Muhaxherit dhe Dragomir Kariqit me pretendimin e medias në gjuhën serbe për ndërtimin e një qendre tregtare në Pejë nga Bogolub Kariq, është i paqëndrueshëm.

Pikë së pari, kryetari Muhaxheri nuk ka foto me Bogolub Kariqin, por me vëllain e tij, Dragomirin.

Së dyti, Muhaxheri asnjëherë nuk është deklaruar në lidhje me këtë fotografi, ose së paku të dhëna për një prononcim të tillë nuk ka askund online.

Së treti, pretendimi i medias në gjuhën serbe se Bogolub Kariq po ndërton qendër tregtare në Pejë, nuk është i bazuar në asnjë fakt. “Kurir” raporton se ka qëndruar në Kosovë së fundmi, më saktësisht në Pejë, ku thotë të jetë vendlindja e vëllezërve Kariq, e ku sipas medias në gjuhën serbe një qytetar i ka thënë se Bogolub Kariqi po ndërton një qendër tregtare në Pejë.

Prandaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info pretendimin e zv/ministrit Kelmendi e konsideron “deklaratë të paargumentuar”, kurse pretendimin e medias në serbisht “përmbajtje të paverifikuar”.

Arsyetimi:

Deklaratë e paargumentuar, është vlerësimi për deklaratat që figurat politike e publike me ndikim në opinion i bëjnë me pretendime që nuk mbështeten në fakte.

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere