[email protected]
Në titull nuk sqarohet se cili shtet planifikon të largojë karantinën
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Shteti planifikon të largojë karantinën për rastet me COVID-19”, është publikuar nga portali “Kosova-sot.info”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë.

Ndërsa me të hyrë në tekst, atëherë qartësohet se lajmi ka të bëjë me shtetin e Gjermanisë, i cili planifikon t’i japë fund karantinës së detyrueshme për shumicën e njerëzve që infektohen me COVID-19

Duke ditur se portali “Kosova-sot.info”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se shtrenjtimi i bukës në 10 euro ka të bëjë me Kosovën.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/610646/shteti-planifikon-te-largoje-karantinen-per-rastet-me-covid-19/


Gjithashtu, ky portal në fotografinë ilustruse ka vendosur një imazh në të cilën shihen dy punëtorë shëndetësorë.

Fotografia duket se është bërë në ambientet shëndetësore në Kosovë, pasi që nga hulumtimi i kryer nga hibrid.info përmes platformës “InVID” për verifikim të fakteve, është gjetur se kjo fotografi është përdorur nga mediat kosovare për raportimin lidhur me virusin Korona në vendin tonë. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

 Portali “kosova-sot.info” ka publikuar në artikull që ka të bëjë me Gjermaninë, e cila planifikon t’i japë fund karantinës së detyrueshme për shumicën e njerëzve që infektohen me COVID-19. Ndërsa në titull nuk qartësohet se për cilin vend bëhet fjalë dhe, duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se fjala është për Kosovën.

Edhe me anë të fotografisë së vendosur, ka tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi në të shihen dy punëtorë shëndetësorë dhe nga verifikimi i fakteve nga hibrid.info, duket që kjo fotografi është realizuar në ambiente shëndetësore kosovare, pasi e njëjta është përdorur nga mediat online në vendin tonë për të raportuar lidhur me virusin Korona në Kosovë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others