Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

1 prilli, dita e gënjeshtrave: Këshilla se si të mos bini pre e tyre në internet

HIBRID

Data 1 prill njihet në gjithë botën si “Dita e gënjeshtrave”. Në kohën moderne të internetit, kjo traditë është përhapur shumë nëpërmjet mediave sociale.

Sot (1 prill) hibrid.info ka vërejtur një përmbajtje që është publikuar në median sociale Facebook, me pretendimin se futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është transferuar te klubi futbollistik Tirana.

Ishte portali “Newsport.al” ai i cili e publikoi këtë artikull, por që në fund të përmbajtjes ka bërë të ditur se kjo nuk është e vërtetë. (shih këtu)

I njëjti pretendim është publikuar edhe nga faqja në Facebook “Open-TV” (këtu). Ndërsa faqja tjetër “Fansat e Futbollit Kosovar” që e ka publikuar këtë pretendim, nuk sqaron se përmbajtja është krijuar në formë humori për “ditën e gënjeshtrave”, 1 prillin. (këtu)

Megjithatë, përveç kësaj përmbajtje që ka qarkulluar sot në mediat sociale e që ka lidhje me sportin, gjatë datës 1 prill dhe jo vetëm, lexuesit mund të hasin në përmbajtje të dyshimta, por edhe satirike nga fusha të ndryshme, të cilat mund të merren si të mirëqena.


Çka duhet të keni parasysh kur hasni në një përmbajtje të dyshimtë?

Verifikoni burimin:

Para se të shpërndani apo të besoni çdo lajm apo informacion të pazakontë në internet, duhet të siguroheni që të verifikoni burimin. Edhe nëse ajo përmbajtje është publikuar për të krijuar humor, duhet të keni kujdes para se të shpërndani atë, pasi që jo të gjithë mund ta kuptojnë humorin si ju.

Analizoni përmbajtjen:

Para se të besoni një informacion apo një lajm që duket i vërtetë, bëni një analizë të shpejtë të përmbajtjes.

Mos merrni gjithçka seriozisht:

Sidomos për 1 prill “ditën e gënjeshtrave”, shumë faqe dhe burime në internet publikojnë informacione të rreme në formë shakaje.  Duhet të keni parasysh që kjo është një ditë e veçantë dhe nuk duhet të merret gjithçka seriozisht.

Kërkoni sqarime:

Nëse e keni dyshimin për ndonjë informacion apo lajm që është publikuar, nuk ka asgjë të keqe të kërkoni sqarime ose të ndani dyshimet tuaja me miqtë dhe familjen. Komunikimi është çelësi për të shmangur “mashtrimet” që ndodhin me 1 prill dhe jo vetëm.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere