Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Kurti do të takohet me Kamala Harris

HIBRID

Llogaria në TikTok me emër “lagraqsaqi” sot (22 maj) ka publikuar një video-material, në të cilin pretendohet se kryeministri i Kosovws, Albin Kurti do të takohet me Kamala Harris.

Në këtë video-përmbajte shfaqe imazh me mbishkrim ku thuhet se kryeministri i Kosovës do të takohet të hënën me zëvendëspresidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se, paralajmërimi për një takim ndërmjet Kurtit dhe Harris-it, është i më hershëm dhe se nuk pritet të ndodhë takim në ditën e sotme (e hënë, 22 maj).


Vegëzat e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lagraqsaqi”:


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetoj se lajmi që paralajmëronte për një takim të hënën ndërmjet Albin Kurtit dhe Kamala Harris, është i vitit të kaluar, 2022. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info po ashtu ka gjetur edhe fakte për takimin e fundit ndërmjet Kurtit dhe Harris-it, të publikuar në rrjetin social Facebook, më 12 nëntor, 2021, nga kryeministri i Kosovës. (shih këtu)


Ndërsa për të vërtetuar edhe më shumë, që kryeministri Kurti nuk pritet të ketë takim sot, me zëvendëspresidenten Harris, hibrid.info ka gjetur edhe agjendën qeveritare të Kurtit për ditën e sotme (22maj). (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar video-material me përmbajtje të rreme që paralajmëron për takim të kryeministrit Albin Kurti, me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere