Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Kryeministri malazez i jep pasaportë Divac-it, jo ai shqiptar

HIBRID

Disa portale në Kosovë kanë publikuar dje (1 nëntor) një artikull me titull “Kryeministri shqiptar e nderon me pasaportë ish-basketbollistin serb Vlade Divac”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi në përmbajtje bëhet e ditur se kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është ai që ia dha pasaportën e këtij shteti ish-basketbollit serb, Vlade Divac.

Me anë të këtij titulli, lë të kuptohet se bëhet fjalë për Edi Ramën, për shkak se si kryeministër shqiptar njihet vetëm Rama bazuar në konceptin e shtetit komb.

Gjithashtu, as me anë të fotografisë nuk qartësohet se për cilin kryeministër bëhet fjalë, pasi në të shihet figura e ish-basketbollistit serb, Vlade Divac.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Paparaci.com” dhe “Shqip.com”:


Duke qenë se në titull pretendohet se personaliteti që i dha pasaportë ish-basketbollistit serb është kryeministri shqiptar, që lë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeministrin e Shqipërisë, hibrid.info ka bërë një hulumtim rreth sqarimit të konceptit komb-shtet, që i jep shpjegim dyshimit të ngritur përmes titullit të këtij artikulli.

Koncepti komb, sipas mënyrë që janë formuar kombet evropiane, pas Revolucionit Francez (1789), është njëjtë me shtetin. Autor të shumtë e përshkruajnë këtë ngjashmëri të kombit me shtetin, sipas konceptit evropian. Hibrid.info ka gjetur njw pwrshkrim tw studiuesit suedezo-zviceran Lars-Erik Cederman rreth ngjashmwrisw sw kombit, ku thotw se “Një shtet kombëtar është një njësi politike ku shteti dhe kombi janë në përputhje” (shih këtu)


Në bazë të këtij përkufizimi “Kur shteti dhe kombi përkojnë territorialisht dhe demografikisht, njësia që rezulton është një shtet-komb”, i bie që Dritan Abazoviq të jetë i kombësisë malazeze, por i etnisë shqiptare.

Kjo nënkupton që Dritan Abazoviq është kryeministër malazez (në detyrë) ose i Malit të Zi dhe përfaqëson interesat e kombit malazez, përkundër faktit që është me etni shqiptare. (shih këtu)

Për më tepër, si “kryeministër shqiptar” në bazë të përkufizimit “shtet komb” njihet vetëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale kanë publikuar një artikull lidhur me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili i dha pasaportën e këtij shteti ish-basketbollistit serb, Vlade Divac.

Mirëpo, në titull këto portale ju referuan Abazoviqit si kryeministër shqiptar.

Në përkufizimin “shtet komb” i bie që Abazoviq të jetë kryeministër malazaez, ndërsa si kryeministër shqiptar njihet vetëm ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere