[email protected]
Titull përgjithësues që nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (10 nëntor) një artikull me titull “Nis mbyllja e furrave të bukës, shkak rritja e çmimeve”.

Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin në përmbajtje. Gjithashtu ky titull nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje. Pra, në përmbajtje përkufizohet se lajmi ka të bëjë me Greqinë:

Furrat e bukës në Greqi, kanë filluar të mbyllen, për shkak të rritjes së çmimeve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Furrat kanë marrë një goditje të fortë, për shkak të rritjes së lartë të faturave të energjisë elektrike dhe gazit natyror dhe se nuk mund ta përballojnë nuk mund të paguajnë me këtë çmim të lartë.

Duke e ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), një titull i tillë përgjithësues mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të hamendësojnë se lajmi për mbylljen e furrave të bukës ka të bëjë me Kosovën.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/652169/nis-mbyllja-e-furrave-te-bukes-shkak-rritja-e-cmimeve/?fbclid=IwAR07igUg5rfUe9QentjS2eYhJbiAKIrZHK2AluEGM7wvZ2DLWYznWfwRKUk


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur artikullin autentik të publikuar në mediumin ndërkombëtar “Euronews.com”. (shih këtu)

Në këtë artikull nuk bëhet fjalë se ka nisur mbyllja e furrave, siç pretendon portali “Kosova-sot.info”, por thuhet se bukëpjekësit grekë po luftojnë me rritjen e faturave të energjisë dhe se shumë furra buke po përballen me mbyllje. Ndërsa sindikalistët pretendojnë se rreth 300 furra buke do të mbyllen pas Krishtlindjeve dhe mbyllje të tjera mund të pasojnë nëse kushtet aktuale ekonomike nuk përmirësohen.


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me mbylljen me furrat e bukës në Greqi, të cilat po përballen me mbyllje si pasojë e rritjes së faturave të energjisë elektrike, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se lajmi për mbylljen e furrave të bukës ka të bëjë me Kosovën.

Gjithashtu, ky portal duket se gabimisht ka raportuar për nisjen e mbylljes së furrave në Greqi, pasi në artikullin autentik të publikuar në “Euronews.com”, thuhet se furrëtarët po përballen me mbyllje si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait” dhe “gabim.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others