Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Propozimi për bashkim të Kosovës me Shqipëri, deklaratë e vjetër

HIBRID

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (15 tetor) një artikull me titull “Vjen Kerkesa HISTORIKE! Propozohet Bashkimi I Kosovës Me Shqipërinë!!”.

Pas verifikimit të fakteve të bëra nga hibrid.info është gjetur se ky lajm është i vjetër, i publikuar më 01 tetor 2021, nga portali dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe – “fakte.buzz”, i cili nuk përkon me kohën reale së kur është bërë deklarata.

hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (10 gusht 2018) në disa media në gjuhën shqipe.

Lajmi ndërlidhet me qëndrim të Princit të Shqipërisë, Leka i Dytë, të nxjerrë nga një intervistë për gazetën “Dielli”, që kishte propozuar se bashkimi mes dy shteteve, Kosovë-Shqipëri, nën një monarki do të sillte gjëra pozitive për dy vendet.

Pra, kjo faqe e cila numëron rreth 75 mijë ndjekës në Facebook, ka publikuar lajm të vjetër, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Pamfleti.com”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0329ZFnDQk5DmL6WisngGNTCsQaRVZyHmxaV78afDpuijDZGp2ttfDDcrffw3CWV3rl&id=101118555235758


Ky artikull është publikuar në kohë reale (10 gusht 2018) në disa media në gjuhën shqipe, pra në momentin kur është bërë deklarata nga Princi Leka i dytë. Pra, lajmi është i vjetër, ndërsa kjo faqe është munduar ta paraqesë atë si aktual.  

Se ky artikull është i vjetër, e tregon fakti se i njëjti është publikuar më 10 gusht 2018 në disa media online në Kosovë. (këtu, këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit gusht të vitit 2018, atëkohë kur Princi Leka i Dytë kishte deklaruar se bashkimi kombëtar do të ishte ideal për Kosovën dhe Shqipërinë.

Kjo faqe është munduar që këtë artikull ta paraqesë si aktual duke bërë interpretime në titull.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson atë si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere