Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Rama publikoi foto që nuk i përgjigjej postimit

HIBRID

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Twitter një foto të një artikullit të botuar nga një medium grek ku paraqiten radhët e automjeteve në një pikë-kalimi në kufirin e greko-bullgar. Përmes kësaj, Rama ka dashur të vërtetojë pohimin e tij se kolona të mëdha të pritjeve po bëhet edhe në pikë-kalime tjera kufitare, jo vetëm në mes të atyre shqiptaro-greke

Ndërkohë fotografia e botuar nga Rama, ka dal të pjesë e një artikulli të botuar në vitin 2016, duke mos i korresponduar kohës aktuale dhe kontekstit të cilin ai ka dashur ta paraqes.

Postimi i plotë i Ramës:

Sipas gazetës ‘Ekathimerini’ radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km! Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet! Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!

Zbulimi i datës së publikimi të këtij artikulli të postuar nga kryeministri Rama është bërë nga zyrtarë të Partisë Demokratike në Shqipëri si dhe disa media.

Publikimet në media rreth postimit të Ramë:

http://shekulli.com.al/radha-ne-kufirin-greko-bullgar-rama-del-blof-publikon-foton-e-kater-viteve-me-pare/?fbclid=IwAR25rDhg-fMUdo7kgQ2esGn84hDNXoZ-i5gxLiUKHicldJCyGhfSPSyLFjI

Verifikimi:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit Edi Rama, ka qenë një lajm i rremë, dezinformaftë, manipulim i fakteve, përmbajtje e pa verifikuar.

Arsyetimi:

Lajm i rremë – autori ka postuar artikull që nuk i përgjigjet postimit.

Dezinformatë – autori i lajmit ka publikuar një foto që nuk e vërteton njoftimin e pretenduar përmes postimit.

Përmbajtje e pa verifikuar – autori i ka shkruar përmbajtje duke mos pasur argumentime që plotësojnë atë.

Manipulim i fakteve – autori ka përdorur informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere