[email protected]
Nuk ka fakte se rrahja e serbit në Kllokot ka nodhur për motive etnike
shape
shape
shape

Në ueb-faqen e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është publikuar lista e, siç e quajnë ata, incidenteve me motive etnike ndaj serbëve ku për muajin janar të vitit 2023 pretendohet se Stefan Tomiq (18) nga Kllokoti është rrahur nga një grup shqiptarësh ditën e Krishtlindjes teksa po kthehej nga kisha nga liturgjia.

Megjithatë, është vështirë të vërtetohet pretendimi se Stafan Tomiq është rrahur nga shqiptarët me motive etnike, për faktin se Policia e Kosovës nuk ka arritur të identifikojë të dyshuarit e mundshëm. Po ashtu babai i viktimës ka refuzuar që ta identifikoj incidentin si sulm etnik.

Ky pretendim i këtij institucioni serb për sulme ndëretnike, vije pas një rasti tjetër me të njëjtin pretendim nga ky institucion serb, të pabazuar në fakte, e që është trajtuar nga hibrid.info (këtu)

Vegëza e përmbajtjes së publikuar në web faqen e Zyrës:

https://kim.gov.rs/lat/incidenti-kim.php

Pjesë të përmbajtjes së publikuar në web faqen e Zyrës:

07.01. Stefan Tomiq (18) nga Kllokoti është rrahur nga një grup shqiptarësh ditën e Krishtlindjes teksa po kthehej nga kisha nga liturgjia.

12.01. Dy të rinjtë serbë, Dejan M. (27) dhe Aleksandar S. (31) u arrestuan në Klokotë, pasi gjatë festës së Krishtlindjes, në portën e kishës u qëlluan në ajër.


Pretendimi se Stefan Tomiq është rrahur nga shqiptarët ka zënë vend edhe në disa media në gjuhën serbe. (këtu, këtu)


Lidhur me rastin Policia e Kosovës në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se nuk kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit e mundshëm.

Stacioni Policor Kllokot me 07.01.2023 rreth orës 03:20, ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën Kllokot-Viti. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila, nuk janë intervistuar fillimisht. Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. (këtu)

Edhe i ati i të apostrofuarit, Ivica Tomiq, nuk ka pranuar që rrahjen që iu bë djalit të tij t’ia mveshte shqiptarëve. Në media u raportua se, babai i Stefan Tomiqit, Ivica Tomiq nuk ka pranuar që rastin në polici ta paraqesë si sulm etnik.

Siç bëjnë të ditur mediat, “më 14 janar, në fshatin Kufcë të komunës së Gjilanit, Ivica Tomiqi është sulmuar fizikisht nga Sasha Milosheviqi, i njohur si BELLI, i cili është kryetar i komunës së Novobërdës dhe i Listës Serbe për rajonin e Gjilanit. Ky sulm ka ndodhur për shkak, siç thamë se, Ivica Tomiqi nuk e ka paraqitur sulmin e djalit të tij Ivicës, të datës 7 janar, si sulm me motiv etnik.” (këtu)


Analiza:

Pretendimi se Stafan Tomiq është rrahur nga shqiptarët me motive etnike nuk është i vërtetuar për faktin se identiteti i sulmuesit nuk është identifikuar as nga Policia e Kosovës dhe as nga i ati i viktimës. Për më tepër, ky i fundit, ka refuzuar që ta identifikoj incidentin si sulm etnik.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këto pretendime vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others