Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e qartëson se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

FESTIM RIZANAJ

Portali Kosova-sot.info ka publikuar dje (3 shkurt) një artikuj me titull me titull “Policia vret pabesisht 28-vjeçarin”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se, titulli i këtij artikulli është përgjithësues dhe nuk e qartëson lajmin që paraqitet në përmbajtje.

Në fakt, lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se përshkruan një ngjarje të ndodhur në SHBA:

Raportohet se policia në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vrarë aksidentalisht një 28-vjeçar

Duke ditur se portali i lartcekur është i regjistruar në Kosovë (këtu) dhe shumicën e audiencës i ka nga Kosova (këtu), me vendosjen e titullit, lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me shtetin ku vepron ky medium, pra Kosovën.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/662773/policia-vr-et-pabesisht-28-vjecarin/?fbclid=IwAR10KNF8BoHwjKrhs5GYZ-uLtE7KJQM6krMHXjpDRPU9TT9CEw4hc-jK2Uc


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në SHBA, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume amerikane. (këtu, këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me vrasjen e një 28 vjeçari nga ana e policisë. Në përmbajtje bëhet e ditur se ngjarja kishte ndodhur në Ohio të SHBA-së, ndërsa kjo nuk bëhet e ditur në titull duke lënë hapësirë të mendohet se ngjarja mund të ketë ndodhur në Kosovë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes në titull dhe as në fotografi. Kjo mund që, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere