Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia “Hisar A+”

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Diaspora me Albinin” ka publikuar me datë 18 korrik një postim me pretendimin se qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje 60 milionë euro me qeverinë turke për furnizimin me gjashtë pajisje ushtarake kundër-ajrore “Hisar A+”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar në mediume kredibile dhe faqe zyrtare si në gjuhën shqipe po ashtu edhe në atë turke, që ndërlidhet me furnizimin e FSK-së me këto pajisje ushtarake.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Diaspora me Albinin”:

https://www.facebook.com/DMalbinin/posts/pfbid0q8pWrzhRe9mjSwnsKDVebAEHLd6t9B84HMfPGFqbA9s41JJbDpc9w7ofEPwNTDe5l


Mbishkrimi i postimit në faqen “Diaspora me Albinin”:

6 bateri Hisar A+ pritet ti vijne FSK-së.

Raketa kunder ajrore.

Eshte nenshkruar marrveshja ne mes qeverise tone dhe asaj turke.

Vlera 60 milion euro.


Përveç që një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium, po ashtu një marrëveshje mes qeverisë turke dhe asaj kosovare nuk është gjetur as në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës (MB). (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja e lartcekura ka pretenduar rrejshëm se FSK-ja pritet të furnizohet me gjashtë pajisje ushtarake kundër-ajrore “Hisar A+”, pas marrëveshjes 60 milionë euro ndërmjet qeverisë kosovare dhe asaj turke.

I njëjti informacion nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium kredibil, e as në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, si institucion relevant.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere