Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka mungesë të anestezionit, por të stafit të anesteziologëve

FATBARDH DEMA

Portalet informative “Insajderi.org” dhe “Korrespodenti.com” kanë publikuar dje (5 shkurt) një artikull me titull “Në QKUK mungon edhe anestezioni- mbi 1200 pacientë po presin për operacione”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi për mungesë të anestezionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është i pasaktë.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet intervista e realizuar nga Ekonomia Online me drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, i cili ka deklaruar se në këtë klinikë ka mungesë të anesteziologëve.

Pra, në përmbajtje nuk flitet për mungesë të anestezionit, siç pretendohet gabimisht në titullin e vendosur nga portalet e lartcekura.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Insajderi.org” dhe “Korrespodenti.com”:


https://insajderi.org/ne-qkuk-mungon-edhe-anestezioni-mbi-1200-paciente-po-presin-per-operacione/

https://korrespodenti.com/lajme/ne-qkuk-mungon-edhe-anestezioni-mbi-1200-paciente-po-presin-per-operacione/


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në “EkonomiaOnline.net”. (shih këtu)

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, u shpreh për “EkonomiaOnline” se në këtë klinikë kanë mungesë të anesteziologëve.

“Për momentin dihet që nuk kemi vende të mjaftueshme për t’i shtrirë pacientët kur operohen, problem tjetër kyç kemi me mungesë të anesteziologëve. Jo që nuk po duan të punojnë, por nuk kemi staf. Në momentin që janë të pranishëm, unë i ngarkoj ata edhe kolegët”, tha ndër të tjerash Rudari.


Analiza:

Portalet “Insajderi.org” dhe “Korrespodenti.com” kana publikuar intervistën e realizuar nga Ekonomia Online me drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, i cili ka folur rreth problemeve në këtë klinikë, e që një ndër to është edhe mungesa e anesteziologëve.

Mirëpo, portalet e lartcekura, këtij artikulli i kanë vënë gabimisht titullin me pretendimin se në këtë klinikë ka mungesë të anestezionit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere