[email protected]
Ri-publikohet lajm i vjetër për vende të lira të punës në Zvicër
shape
shape
shape

Disa faqe në Facbook kanë postuar (17 mars) një artikull me titull “Zvicra kërkon punëtor, 250.000 vende të lira pune”, të publikuar më 20 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “atdheulajm.com”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull dhe, pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se, përveç që është lajm i vjetër, ky artikull përmban edhe titull të sajuar e lajm të vjetër, të publikuar në prill 2022, atëkohë kur u paraqiten disa të dhëna për vende të lira të punës në Zvicër. Gjithashtu, portali i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se “Zvicra po kërkon punëtor”.

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “neëss66shqip.al”, “Rajoni Sot” dhe “Atdheulaj.com”:

https://www.facebook.com/atdheulajm/posts/pfbid02tnca4yEvX3kGYPDQcoZDb1dMHKkGayCpcJrtbNzo4hdHgaRdMrhrqQggMoLEdqbHl

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0Xk5mKBDrVTBbzndbEt8y63fHEMwDVJHdgsRRax5DEjLTvsf61Tz7ymvj42Nck2VPl&id=100063974387191

https://www.facebook.com/news66shqip.al/posts/pfbid029mVSZrT7u4BcX2a3VBjsA4UPyYvZWEujH4cFSaHH6ppUYhHEMhtpLTR6K3JTNyUol


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (05 prill 2022) nga gazeta “Epoka e re”. (këtu)

Artikulli i publikuar atëkohë, paraqiste gjetjet e raportit “Jobradar” të platformës për punë “x28 AG”, ku trengonte për 246,942 vende të lira pune të hapura në tremujorin e parë të vitit 2022 në Zvicër (këtu). Megjithatë, në raport nuk thuhet se Zvicra kërkon punëtorë për këto vende të lira të punës, por vetëm ishte paraqitur gjendja e tregut të punës.


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë postuar një artikull me pretendimin se Zvicra po kërkon punëtor në disa sektore.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i vjetër (prill 2022) ku bëhet fjalë për një raport të publikuar ku janë regjistruar 246,942 vende të lira pune të hapura në tremujorin e parë të vitit 2022.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others