[email protected]
Sajohet histori dashurie me imazhin e një gruaje të huaj, duke e paraqitur si shqiptare nga Shkodra
shape
shape
shape

Faqet në Facebook “Gazeta Globale” dhe “Lajmi Fundit” kanë postuar artikullin e portalit të dyshimtë “infospostmedia.com me fotografi të një gruaje të huaj, e cila paraqitet si shqiptare nga Shkodra, që është në kërkim të një lidhje dashurie.

Hibrid.info ka verifikuar këtë fotografi të kësaj gruaje dhe bazuar në gjetjet e kryera përmes makinave online të kërkimit, u konstatua se ky imazh paraqet një person jo shqiptar.

Faqet e lartcekura, sot (1 maj) kanë publikuar artikullin me pretendimin se gruaja nga Shkodra me qëndrim në Suedi, është në kërkim të një mashkulli shqiptar.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Gazeta Globale” dhe “Lajmi Fundit”:

https://www.facebook.com/gazetaglobale21/posts/pfbid0uSKMqkdAw2mQkgfRFZ1aBXrwBbsQgewLZ87TdeTtHDy4FPif5SVydnMKhsBQfN74l

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02CKH1JU4vqXxbzMWUFh5kjGh1WrQvdP5wVHHRMwfyV7UvQopDethNKbcuAAHDCAu2l&id=100063913123678


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia që është përdorur në këtë artikull, i takon një gruaje të quajtur Kristy Lani (emër i përdorur në rrjetin social Instagram). (shih këtu)


Fotografia e njëjtë është gjetur edhe përmes makinës online të kërkimit “Yandex”. (shih këtu)


Fotografia e kësaj gruaje (Kristy Lani) është gjetur edhe në ueb-faqen “Boombo.biz”. (shih këtu)


Analiza:

Faqet në Facebook “Gazeta Globale” dhe “Lajmi Fundit” kanë publikuar artikuj të sajuar me fotografi të një gruaje të huaj, të cilën e ka paraqitur si shqiptare nga Shkodra, që është në kërkim të një lidhje dashurie.

Këta artikuj të sajuar, më pas janë shpërndarë në Facebook nga faqja “Gazeta Globale”.

Hibrid.info pas verifikimit të kryer, ka vërtetuar se kjo fotografi nuk i takon gruas shqiptare, por është e një personaliteti të huaj, e cila në rrjetin social Instagram është gjetur me emrin “Kristy Lani”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Mashtrim”.

Share With Others