Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur tërmeti

FATBARDH DEMA

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar sot (14 korrik) një artikull me titull “Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë, ja ku ishte epiqendra”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku shkruan “një tërmet me magnitudë 6.4 është regjistruar sot me epiqender në brigjet e Chiapas në Meksikë, njoftoi Qendra e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ)”.

Duke u bazuar në seksionin “Kontakt” në ueb-faqen e këtij mediumi online, ku adresa e tij shfaqet të jetë në Tiranë (këtu), kjo bën që titulli përgjithësues të lë vend për keqkuptim te lexuesit se tërmeti ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/termet-i-fuqishem-me-magnitude-64-balle-ja-ku-ishte-epiqendra-i600472?fbclid=IwAR3MuaPXFZi2gHE4NdFOKpOC2wZSv0rPQaTYzM_p4gWXcJ4_fREml0XXFaQ


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se tërmeti ka ndodhur në Meksikë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin online britanik “Reuters”. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali “sot.com.al” ka publikuar një artikull lidhur me tërmetin e ndodhur sot në Meksikë, por në titull nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere