Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

26 sondazhe e dy exit-polle të rreme gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve lokale

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Prej 13 shtatorit deri më 12 tetor, në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, janë identifikuar 28 pretendime të rreme se kinse paraqesin matje të opinionit publik në formë sondazhesh apo exit-polleve. 26 u paraqitën kinse janë sondazhe e dy në ditën e zgjedhjeve u publikuan me pretendimin se bëhet fjalë për exit-polle.

Shumica dërrmuese e përmbajtjeve të tilla të rreme që janë trajtuar gjatë periudhës së fushatës dërrmuese janë publikuar nëpër faqe të ndryshme në median sociale Facebook (23). Katër prej tyre kanë qenë të publikuara në TikTok e një në agjenci të lajmeve.

Këto sondazhe kryesisht kanë pasur mungesë të metodologjisë, mbi të cilën do të duhej të zhvilloheshin matje të opinioneve publike. E ka pasur raste kur janë shkruar të dhëna që mund të bënin të besueshme metodologjinë, por në këto raste janë përmendur se “sondazhet” janë kryer nga kompani/organizata që pas verifikimit dilnin se nuk ekzistonin apo s’ishin të regjistruara.

Në bazë të gjetjeve nga hibrid.info, rezulton se këto pretendime kanë qenë në garën për kryetarë të komunave në 14 komuna të ndryshme: Deçan, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik, Lipjan, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti.

E në ditën e zgjedhjeve, ka pasur pretendime për exit-polle të rreme për kryetar të Suharekës dhe të Lipjanit.

Hibrid.info ka verifikuar edhe një pretendim për “sondazh për të gjithë Kosovën” në ditën e zgjedhjeve.

Të gjitha këto pretendime, bashkërisht kanë marrë qindra reagime në media sociale.


Çka janë sondazhet

Sondazhi është hulumtim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Bazuar në artikullin e institutit Pew Research (institut kërkimor për sondazhe dhe studime të bazuara në fakte), sqarohet se çfarë informata duhet të kërkohen për mënyrën se si është kryer një sondazh.

Kush e kreu sondazhin dhe kush e sponsorizoi atë?

Kush u intervistua?

Si u zhvillua sondazhi? 

Si u përzgjodhën njerëzit për sondazhin?

Kur u krye sondazhi? 

Sa persona u intervistuan? 

A u peshua sondazhi? Nëse po, si?

A duken pyetjet e sondazhit sikur janë neutrale dhe të drejta? 


Fenomeni i publikimit të sondazheve të rreme ka qenë i pranishëm edhe në fushatën e zgjedhjeve qendror në zgjedhjet e fillimit të vitit (shih këtu). Duke marrë për bazë rezultatet e publikuara deri të hënën, në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), më shumë se 15 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve. Kjo nënkupton se edhe në periudhën në vijim do të ketë fushatë dhe mundësi për vazhdim të trendit të keqinformatave me sondazhe.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere