Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet vendndodhja e ngjarjes

FATBARDH DEMA

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (19 korrik) një artikull me titull “Zbulim një rast horror në këtë qytet, gjendet koka e njeriut brenda një qeseje plastike”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një ngjarje mjaft e rëndë ka tronditur Greqinë, teksa autoritetet vendase njoftojnë se kanë gjetur një kokë njeriu brenda një qeseje, raporrojnë mediat greke”.

Duke ditur që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit se kjo ngjarje ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/682726/zbulim-nje-rast-horror-ne-kete-qytet-gjendet-koka-e-njeriut-brenda-nje-qeseje-plastike/?fbclid=IwAR0LINi5R5KWx5hIYUtEI37uyNy3QIT3x2eaXvn6oXLSJbhDfj89Utu1rXg


Hibrid.info ka gjetur këtë lajm të publikuar në këto mediume greke (shih këtu dhe këtu), që e vërteton faktin se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Greqi.


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Greqi, ku është gjetur një kokë njeriu dhe pjesëve të tjera të trupit në një strukturë të ndarjes së mbeturinave në Chania në ishullin e Kretës. Mirëpo, në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere