Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Mustafa nuk është shprehur se me të situata do të ishte ndryshe

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar një postim (25 korrik), me titull “Isa Mustafa: A po e shikoni se Albin Kurti po e tensionon situatën në veri, me mua do të ishte ndryshe?”. I njëjti titull është vënë edhe si mbishkrim në fotografinë shoqëruar postimit në fjalë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, për këtë postim, është kuptuar se portali në fjalë është bazuar nga një intervistë e Mustafës, dhënë për agjencinë e lajmeve “KosovaPress”.

Mirëpo, në asnjërën nga deklarimet e ish-kryeministrit Mustafa nuk është gjetur deklaratë e ngjashme, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo në formë të nënkuptuar.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja e portalit “Kosova-sot.info”:

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/posts/pfbid02XkvMEHudeGW6BFxMeJvaFRP484caNBUcMV5sMCZEPbRN9bs6jfPFMUPtTS2jP7a8l


Hibrid.info ka gjetur të publikuar videon e një pjese të intervistës së Isa Mustafës për “KosovaPress”, nga e cila janë marrë deklaratat e publikuara (shih këtu), si dhe të njëjtën e ka gjetur të publikuar në formë të shkruar, në “Gazeta10”. (shih këtu)


Pas hulumtimit është verifikuar dhe vërtetuar se ish-kryetari i LDK-së nuk ka bërë deklaratë të tillë të pretenduar si në titullin e postimit dhe në mbishkrimin e fotografisë shoqëruar të njëjtit postim nga portali “Kosova Sot”.


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portali “Kosova-sot.info” në faqen e tij në Facebook, ka pretenduar rrejshëm se ish-kryeministri Mustafa ka deklaruar se do të ishte ndryshe me të në krye të vendit, duke iu referuar situatës në veri.

Në intervistën dhënë për “KosovaPress”, të cilës i është referuar “Kosova-sot.info”, Mustafa ndonëse ka shprehur qëndrimet e tij në lidhje me çështjet aktuale, nuk ka dhënë deklarata të tilla.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të “Kosova Sot” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere