[email protected]
Facebook “i rrezikshëm për shëndetin publik” paralajmërojnë raportet hulumtuese
shape
shape
shape

Tituj dezinformues rreth i shëndetit të shpërndarë në Facebook, janë parë 3.8 miliardë herë në vitin e kaluar, duke arritur kulmin gjatë krizës Covid-19, thuhet në një raport.

Grupi i aktivistëve Avaaz, të cilët kanë realizuar një hulumtim, thonë se Facebook përbënë “kërcënimin kryesor” në shëndetin publik, raporton BBC.

Mirëpo Facebook ka mohuar këtë duke thënë se gjetjet e hulumtimit “nuk reflektojnë hapat që i kemi marrë”.

Në një komunikatë të kësaj organizate thuhet: “Ne ndajmë qëllimin e Avaaz për të kufizuar dezinformimin. Falë rrjetit tonë global të kontrolluesve të fakteve, nga prilli deri në qershor, ne aplikuam etiketa paralajmëruese në 98 milionë dezinformata rreth Covid-19 dhe hoqëm shtatë milionë prej tyre.

Por, përkundër kësaj, raporti i Avaaz bënë të ditur se vetëm 16% e dezinformatave shëndetësore janë identifikuar nga Facebook.

Dhjetë faqet kryesore të identifikuar nga hulumtuesit për shpërndarje të dezinformacioneve, kanë katër herë më shumë shikime në Facebook, krahasuar me faqet zyrtare të OBSh-së.

Një numër i madh i dezinformatave shëndetësore janë shpërndarë edhe përmes faqeve publike. Dhe, 42 prej këtyre faqeve, kanë në mbi 28 milionë përcjellës.

Disa nga përmbajtjet e këtyre artikujve:

8.4 milionë shikime në artikuj që pretendojnë se Bill Gates ka mbështetur një vaksinimin e poliomielitit që çoi në paralizimin e gjysmë milion fëmijëve në Indi

4,5 milionë shikime për një artikull që përmban receta false për shërim të sëmundje vdekjeprurëse.

2.4 milionë shikime për një artikull që pretendon se karantina dëmtoi shëndetin publik

Në këtë hulumtim u morën për bazë llogari nga SH.B.A., Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia.

Drejtori i fushatës së Avaaz, Fadi Quran tha: “Algoritmi i Facebook është një kërcënim i madh për shëndetin publik.

“Mark Zuckerberg premtoi se do të sigurojë informacion të besueshëm gjatë pandemisë. Por algoritmi i tij po saboton ato përpjekje duke drejtuar shumë se  2.7 miliardë përdoruesve të Facebook drejt rrjeteve që bëjnë shpërndarje të dezinformatave shëndetësore”, ka thënë Quran.

Share With Others