Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se në audio-incizim u tha se mungojnë 9 mijë ton grurë nga rezervat shtetërore

HIBRID

Televizioni “Klan Kosova” ka publikuar dje (   2 gusht) në kanalin e saj në Youtube, një kronikë me titull “Afera e rezervave – MINT-i “zhduk” 9 mijë tonë grurë”.

Kronika e televizionit në fjalë, ka të bëjë me audio-incizimin e publikuara nga mediumi “Nacionale”, ku dëgjohen teksa flasin zyrtarë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) (shih këtu).

Hibrid.info ka verifikuar dhe ka vërtetuar se numri i sasisë së grurit, për të cilin bëhet fjalë në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova, është paraqitur në mënyrë të pasaktë.


Vegëza e kronikës së publikuar në kanalin zyrtar të Klan Kosova në Youtube:


Hibrid.info pas hulumtimit ka vërtetuar se titulli i kronikës së publikuar nga “Klan Kosova”, gabimisht e paraqet sasinë e grurit për të cilin dëgjohet teksa flitet në audio-incizimin, nga 9 në 9 mijë ton.

Në 10 sekondat e para të po kësaj kronike, nga lexuesi i raportit të përgatitur nga “Klan Kosova”, kuptojmë se bëhet fjalë për 9 ton të sasisë së grurit, e cila mungon në raport me 10 mijë ton të porositura nga MINT.

Për të vërtetuar edhe më shumë se bëhet fjalë për shifër të paraqitur gabimisht në titullin e kronikës së “Klan Kosova”, hibrid.info ka gjetur një artikull nga “Nacionale”, medium i cili e ka publikuar audio-incizimin (shih këtu).

Në artikull sqarohet dhe tregohet se për çfarë sasie të grurit bëhet fjalë.


Analiza:

Televizioni “Klan Kosova” ka publikuar një kronikë në titullin e së cilës gabimisht pretendohet për sasinë e grurit që thuhet se mungon nga rezervat shtetërore.

Pas verifikimit të fakteve është vërtetuar se ndryshe nga paraqitet në titullin e kronikës, ku thuhet se mungojnë 9 mijë ton grurë, në audio-incizimin e publikuar dëgjohet se bëhet fjalë për sasinë 9 tonëve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere